Me ndërmjetësimin e BE-së takohen në Pragë liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit
Përfaqësues të BE-së, Macron dhe dy liderët e vendeve
Këshilli Evropian tha se liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit janë takuar në margjinat e samitit në Pragë dhe kanë rënë dakord për një mision civil të BE-së në kufirin e tyre të përbashkët.
Në përleshjet e muajit të kaluar mes dy vendeve, janë vrarë më shumë se 200 persona - përleshjet më vdekjeprurëse qëkur Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan një luftë gjashtëjavore më 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.
Këshilli tha në një deklaratë, më 7 tetor, se kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev u takuan në prani të presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron në margjinat e mbledhjes së parë të Bashkësisë Politike Evropiane.
Pashinian u pajtua të "lehtësojë një mision civil të BE-së përgjatë kufirit me Azerbajxhanin", thuhet në deklaratë. Ndërsa Azerbajxhani "ra dakord të bashkëpunojë me këtë mision”. Misioni civil i BE-së do të fillojë në fund të këtij muaji dhe do të zgjasë maksimumi dy muaj, thuhet në deklaratë. Takimi i ardhshëm i një komisioni për përcaktimin e kufijve do të mbahet në Bruksel deri në fund të këtij muaji.
Në deklaratë thuhet se të dyja palët kanë rikonfirmuar njohjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të njëra-tjetrës.
Armenia dhe Azerbajxhani edhe para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik kanë luftuar për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Më 1994, forcat armene etnike morën kontrollin e këtij rajoni, por pas një lufte më 2020, forcat e Azerbajxhanit arritën të largonin forcat etnike arme nga shumica e territorit të rajonit./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
34.8%
-
Shqipëria
43.8%
-
Barazim
21.4%
Vota total: 299
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Marrëveshje për luftën me fjalë
25 Mars, 14:35
-
Udhëheqësit e BE-së minimizojnë rreziqet bankare ndërsa ekonomia dobësohet
24 Mars, 21:19
-
Edhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën
23 Mars, 13:34
-
Varhelyi takohet me Jorida Tabakun: Diskutuam për hapat e ardhshme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE
23 Mars, 12:01
-
Shefi i diplomacisë hungareze kërkon përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së
23 Mars, 09:27
-
Kompania norvegjeze i bashkohet skemës së BE-së për gazin me synimin e kontratave afatgjata
17 Mars, 17:18
-
Borrell: Ndryshimet kushtetuese i hapin rrugë anëtarësimit të Shkupit në BE
17 Mars, 15:26
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale, urdhër-arresti për Vladimir Putin, akuzohet për krime lufte në Ukrainë! Kievi: Vendim historik, ky është vetëm fillimi! Moska: Letër higjienike
17 Mars, 07:10
-
Borrell: U pezulluan 'pasaportat e arta'! Rama: Nëse Gjykata Europiane vendos kundër, çështje e mbyllur! Mund të anëtarësohemi në BE brenda dekadës
16 Mars, 08:57
-
Kurti vizitë në Strasburg, kërkon mbështetjen e PE-së për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE
15 Mars, 10:36
-
Borrell dhe Varhelyi sot në Tiranë për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit! Ja rekomandimet e BE-së për Shqipërinë
15 Mars, 07:00
-
Borrell dhe Varhelyi nesër në Tiranë për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit! Zbardhen rekomandimet e BE-së për Shqipërinë
14 Mars, 11:27