TIRANË-Zevendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci, ka bere një prezantim të diplomacisë ekonomike kosovare në një panel në Vjenë.
Thaci, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan në postimin e tij se "Pas takimeve të dendura në Prishtinë, pasdite e sotme bera një prezantim të diplomacisë ekonomike kosovare në një panel në Vjenë. Aty prezantova mundësitë investive në Kosovë me drejtorin e Institutit për promovim ekonomik pranë Odës Ekonomike Austriake, Karl H. Pisec, Oskar Mencer, drejtor i Computer Architecture Research Group në Imperial College të Londrës, Mario Rehulka, President i Asociacionit të Aviacionit Austriak, Traicho Traikov, ish- minister i ekonomisë në Bullgari dhe Jan Zielonka, profesor në Universitetin e Oksfordit".
"Gjatë prezantimit tim theksova rëndësinë e madhe që ka investimi në infrastrukturë kombëtare për të siguruar rritjen ekonomike. U tregova të pranishëmeve që Kosova ka ndërmarrë investime shumë të rëndësishme dhe cilësore në këtë fushë duke ndërtuar autostradën Prishtinë-Shqipëri, aeroportin modern të Prishtinës si dhe duke nisur autostradën që shkon drejt Shkupit. Para përfundimit janë edhe investimet në Brezovicë, TC Kosova e Re, por edhe investimet austriake ne hidro-energji", shprehet Thaci.
Tashme, pohon Thaci, "ka ardhur koha që të merremi me projekte infrastrukturore më të mëdha rajonale që do të kërkojnë mbështetjen nga investitorë dhe donatorë të huaj, mbyll ai postimin e tij. /ATSH/
/Shqiptarja.com