Diplomacia kulturore, Paci dhe
Kumbaro dialog me ambasadorët

Diplomacia kulturore, Paci dhe<br />Kumbaro dialog me ambasadorët
Për herë të pare Konferenca e Ambasadorëve e mbajtur për tre ditë rresht në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë ka folur për diplomacinë kulturore. Punimet e kësaj konference nisën më 13 korrik dhe këtë të premte në Panelin II me temë “Përtej diplomacisë klasike” u zhvillua para ambasadorëve një dialog me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe artistin shqiptar Adrian Paci, një nga përfaqësuesit më të njohur të artit bashkëkohor botëror.

kumbaro dhe paci
(Ministrja Mirela Kumbaro dhe Adrian Paci në panelin “Përtej diplomacisë klasike”)

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në fjalën përshëndetëse premtoi bërjen e politikave më të mira për komunitetin e artistëve që përcjellin vlerat në Europë e mbarë botën. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro pohon se ky panel lidhet me synimin që diplomacia jonë kulturore të prezantojë kulturën shqiptare jashtë vendit në mënyrë progresive me integrimin evropian. ‘’Kjo në fakt vë në diskutim faktin nëse Europa e Bashkuar ka ndërtuar ka në gjithë këto dekada politika të përbashkëta ekonomike, financiare, doganore, ushtarake, policore, arsimore, në fakt nuk ka strategji të përbashkëta kulturore duke e lënë kulturën si një çështje vetëm nacionale'', tha Kumbaro.

Ndërsa artisti Adrian Paci vërejti se komunitetet shqiptare në botë përbëjnë një burim të pasur, por kjo nuk mjafton...” Suksesi i individëve të veçantë qofshin këta artistë, shkrimtarë, balerinë apo ngritës peshash nuk mund të kompensojë peshën e mosfunksionimit tonë si një komunitet më një sistem vlerash të përbashkëta. Rreziku që ne të jemi një popull përgjithësisht i parealizuar që shfryen frustrimin e mossuksesit të vet në entuziazmin për grup njerëzish që aty këtu kanë bërë emër në botë është një rrezik real dhe mendoj se duhet të jemi të vëmendshëm që të mos e përdorim këtë entuziazëm shpesh herë naiv për të mbuluar mungesat sociale apo kulturore të cilat kanë nevojë për impenjim të thellë shtetformues'', tha ai. 


paci
(Artisti Adrian Paci)

Shqipëria ka dhjetëra artistë me famë botërore, si Ermonela Jahonm, Saimir Pirgun, Adrian Pacin e të tjerë, por ambasadat tonë jashtë Shqipërisë nuk kanë qenë shumë mbështetëse për ta. Paneli me ministren e Kulturë Kumbaro dhe artistin e njohur Adrian Paci ka synuar pikërisht ripozicinimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në fushën e kulturës, që të ofrojë shërbime transparente dhe me kosto të ulët për artistët.  

kumbaro dhe paci
kumbaro dhe paci
(Konferenca e Ambasadorëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme)

 Foto të tjera..

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë