Prej disa kohësh shqiptarët në Maqedoni janë në terror të forcave të errëta të cilët në grupe të mëdha po dhunojnë, vrasin dhe godasin fëmijët shqiptar. Diplomatët shqiptar në Shkup këto raste i quajnë të izoluara. Turpi i diplomatëve sahanë lëpirës, të cilët njihen në Tiranë si diplomatë të kategorisë së shkallës së ulët nuk kanë reaguar asnjëherë, ata më shuma bëjnë punën e militantëve partiak në qeveri. Që kur ambasadori shqiptar në Shkup z.Arben Çejku u thirr në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë për këshillime në lidhje me deklaratën e tij për Enciklopedinë maqedonase që shkruan seshqiptarët janë ardhacakdhe cigan mali është bërë nga akademik mementalitet titist. Ambasadori e uli kokën dhe u tremb se mos e përzinin për në Tiranë si të padëshirueshëm dhe do të mbetej rrugëve i pa papunë. Pra, ai vendosi të heshti duke mos e prishurrehatin personale dhe luksin familjar që i jep e drejta e diplomatit.
Më 28 shkurt 2012, një punonjës i policisë maqedonase jashtë shërbimit, vret pa asnjë shkak dy shqiptarë, kjo vrasje ndodhi në mes të ditës dhe diplomacia shqiptare preferojë të heshti për këtë rast, ambasadori bëri një vizitë ngushëlluese vetëm sa për të larë gojën i ndjekur nga pas nga një lider politik të cilët të zotët e shtëpisë nuk e pranuan brenda për kafenë e gjëmës. Në të njëjtën kohë strukturat slave krijuan shpejt e shpejtë incidente të rrahjeve të nxënësve shqiptarë me qëllim që vëmendja për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar të harrohej, pra të largohej vëmendja e popullsisë shqiptare. Dhe kështu ndodhi, pas kaq kohësh askush nuk shkruan, as kush nuk proteston për vrasjen e dyfishtë, por të gjithë çirren për rrahjet etnike që po ndodhin. Pra, strukturat e forcave të errëta fituan, ata krijuan një problem që nuk ekzistonte duke bërë që politikanët shqiptarë të kërkojnë zgjidhje, marrëveshje për problemin e rrahjeve midis etnive dhe jo dënimin e vrasësit polic të dy shqiptarëve.

Në 15-16 Mars, 2012, vjen për vizitë dy ditore ministri i punëve të jashtëm të Shqipërisë z.Edmond Haxhinasto i cili pasi bëri disa takime me buzëqeshje nuk tha asnjë fjalë për vrasjen e dy shqiptarëve dhe rrahjet masive që po ndodhin, ku viktima janë nxënësit shqiptarë. Diplomati nuk guxoi të ngrejë zërin as për rreth 20 mijë shqiptarë të cilëve prej 40 vitesh u mohohet pa të drejta shtetësia e Maqedonisë në bazë të vendlindjes dhe martesave me shtetase të këtij vendi. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli bëri një vizitë dy ditore në Maqedoni nga data 3-4 Prill, 2012, por edhe kjo përfaqësuese e lartë e shtetit shqiptar nuk tha asnjë deklaratë për vrasjet, dhunën që po ushtron policia dhe forcat e errëta maqedonase mbi popullsinë e pa mbrojtur shqiptare. Sipas informatave znj.Topalli kishte ardhur më shumë për shoping dhe marketing personal për t’u promovuar, për të krijuar imazhin e kandidates për Presidente e ardhshme. Asaj ju dha edhe titulli Qytetare Nderi e komunës së Çairit, një minibashki e Shkupit ku shqiptarët jetojnë si në shek.XIX, në baraka me llamarine e mure me baltë dhe rrugica të errëta. Nënkryetarja e PD, znj.Jozefina Topalli nuk e mori mundimin të vizitojë lagjet e varfra të Çairit, të paktën për kuriozitet, për t’u njohur me bashkëqytetarët e saj, sepse tashmë ajo është Qytetare Nderi e kësaj komune të varfër ekonomikisht dhe me infrastructure të pazhvilluar.

(aq/shqiptarja.com)