Diplomatët fushatë sensibilizuese
pastrojnë plazhet në Miami/ FOTO
Diplomatët janë mësuar të zgjidhin problemet ndërkombëtare, por plehrat në plazhe zakonisht nuk janë pjesë e punës së tyre. Megjithatë Departamenti i Shtetit, kërkoi pikërisht ndihmën e diplomatëve nga disa vende për të pastruar plazhin në Key Biscayne të Floridës
Diplomatët janë mësuar të zgjidhin problemet ndërkombëtare, por plehrat në plazhe zakonisht nuk janë pjesë e punës së tyre. Megjithatë Departamenti i Shtetit, kërkoi pikërisht ndihmën e diplomatëve nga disa vende për të pastruar plazhin në Key Biscayne të Floridës.
Ideja ishte për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën pastrimit të shisheve plastike dhe mbeturinave të tjera që ndotin oqeanet. Jose Pernalete i Zërit të Amerikës, njofton.
Ishte një ditë e pazakontë për punonjësit e zyrave konsullore, të veshur më shumë si për zyrë sesa për të qenë në plazh.
Përfaqësues nga një numër vendesh, iu përgjigjën thirrjes së Departamentit të Shtetit për një nismë për pastrimin e plazheve, duke filluar me atë të Key Biscayne.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit, Clifton Seagroves thotë se pastrami i oqeaneve të botës është një detyrë urgjente.
“Ne duam që të tërheqim vëmendjen, sidomos në këtë iniciativë, për ndotjen e oqeaneve, për dëmin që sjellin mbeturinat plastike. Mendoj se ka 8 milionë tonë mbeturina në oqeane, gjë që shkakton probleme për gjithë botën”.Konsullja e Uruguait, Lourdes Bonet, mori pjesë në pastrim.
“Një person jeton për një kohë të gjatë në një zonë dhe duhet t’ia kthejë mikpritjen që ka marrë”.Pjesëmarrësit e pranuan që ishte hera e parë që shkonin në një plazh në Miami, me rroba që do t’i vishnin në rrugë, në vend të kostumeve të plazhit.
“Nuk kisha ardhur kurrë tek ky park dhe mendoj se është i mrekullueshëm, por më pëlqen edhe sepse gjithkush po kënaqet dhe vijmë nga gjithë vendet e botës dhe e ndajmë këtë moment bashkë”.Në fund të ditës, ata kishin grumbulluar pothuajse 550 kilogramë mbeturina, një sasi që normalisht mblidhet për një javë në këtë park në Key Biscayne.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
33.7%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3384
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00