Diplomatët, ambasada gjermane e
holandeze do monitorojnë zgjedhjet

Diplomatët, ambasada gjermane e<br />holandeze do monitorojnë zgjedhjet
Zgjedhjet e 25 qershorit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.
 
Nisur edhe nga akuzat e forta gjatë fushtës për presione dhe blerje votash, interes të vecantë për të monitoruar procesin ka shfaqur edhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë.
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme kamiratuar kërkesat e ardhura nga selitë diplomatike në Tiranë dhe që kanë shprehur interes për të ndjekur nga afër procesin.
 
Në mesin e ambasadave që kanë shfaqur interes për të monitoruar procesin, janë edhe ambasada gjermane dhe ajo holandeze.

Njoftimi i KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1.            “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Çeke në Shqipëri për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25  qershor 2017”.
2.            “Për miratimin e gazetarëve dhe fotoreporterëve të Agjensisë Telegrafike Shqiptare, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
3.            “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
4.            “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesit të Ambasadës Gjermane për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
5.            “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Hollandeze për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”. 
6.            “Për miratimin e  vëzhguesve afatshkurtër dhe të përkthyesve të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Republikën e Shqipërisë, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
7.            “Për miratimin e vëzhguesit afatshkurtër dhe përkthyesit të Këshillit të Europës, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qersho, 2017”.
8.            “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”. 
9.            “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës së Republikës Franceze, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
10.          “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Greke për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend ,të datës 25 qershor 2017”. 
11.          “Për miratimin e gazetarëve  dhe  operatorëve  të  televizionit  “ORA NEËS”  për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
12.          “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës "Qendra për Transparencë" për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
13.          “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017”.
14.          “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Dibër, të datës 11.09.2016, administrimit të dokumentacionit zgjedhor si dhe asgjësimit të fletëve të votimit”.
 

 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci