Diplomati holandez, Feith kritikon politikën e Serbisë: Duhet ta kuptojë njëherë e mirë, Kosova është e pavarur

Diplomati holandez, Feith kritikon politikën e Serbisë: Duhet ta kuptojë njëherë e mirë, Kosova është e pavarur

Pieter Feith

Diplomati holandez, Pieter Feith, ka kritikuar politikën e Serbisë. Ai thotë se shteti serb duhet ta kuptojë njëherë e mirë se Kosova ështëe pavarur dhe sovrane dhe se çështja e veriut është e mbyllur.

Beogradi vazhdon të luajë me disa karta ne politikën e jashtme, duke pasur marrëdhënie të mira perëndimin si dhe me Kinën e Rusinë. Këtë politikë të Serbisë po e kritikon ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith.

Ai në një intervistë për tëvë1 thotë se ka ardhur momenti kur Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do e zgjedhë. Sipas tij nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në rajon nëse Serbia nuk e pranon se Kosova është e pavarur dhe sovrane.

“Ka shqetësime serioze sa i përket çështjes se sigurisë në rajon, e veçanërisht ne veriun e Kosovës. Serbia akoma nuk e pranon se Kosova është një shtet i pavarur dhe se pjesa e veriut i përket vetëm Kosovës. Kjo është njëra nga arsyet kryesore që situata sigurisë vazhdon të jetë e ndjeshme në Kosovë. Të dyja vendet duhet të bëjnë më shumë për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, vetëm kështu është më i sigurt rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pra ne veçanti Serbia duhet ta ketë të qartë njëherë e mirë se cilën rrugë do e zgjedh”, ka thënë Feith.

Po ashtu Feith ka folur edhe për situatën e ndjeshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës. Sipas tij pavarësisht se NATO po e shqyrton shtimin e trupave në Kosovë, Policia e Kosovës është forca e parë që duhet të garantoj siguri në atë pjesë vendit.

“Natyrisht që këshilli i NATO-s do ta diskutojë mundësinë që të ketë shtim të trupave në Kosovë, por unë mendoj se fillimisht Policia e Kosovës duhet të garantoj siguri në pjesën veriore të vendit dhe më pas të asistohet nga KFOR-i. Nëse rase se Policia e Kosovës është shumë e ngarkuar, atëherë normalisht që duhet te ketë më shumë mbështetje nga NATO. Nuk është aspak sinjal i mirë që në vitin 2023 jemi akoma duke folur për këto çështje të sigurisë”, ka thënë Feith.

Diplomati holandez, e sheh akoma Rusinë si kërcenim për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Po, Rusisë i intereson që të ketë trazira në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsyeje është alarmuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, JensStoltenberg. Pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës askush nuk mund të ndihet i sigurt, por natyrisht që NATO është shumë e fuqishme edhe e gatshme për të reaguar nëse situata përshkallëzon. Në këtë periudhë shtetet perëndimore duhet të jenë shumë vigjilente”, ka thënë Feith.

Më 24 shtator të këtij viti Policia e Kosovës u sulmua nga një formacion terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk e pranon se Serbia është përgjegjëse për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja