Plani franko – gjerman ishte arsyeja pse presidenti serb Aleksandar Vuçiç përgatiti gjithë skenarin e tensionimit në veri, sipas kryeministrit Albin Kurti. Për një pjesë të analistëve dhe politikanëve në Kosovë, serbët nuk janë të interesuar për planin franko - gjerman dhe zgjidhjen që ai parashikon për dialogun Prishtinë - Beograd.
Deri më tani nuk ka asnjë dokument zyrtar mbi këtë projekt politik, por zyrtarë pranë kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç bëjnë me dije se draftet u janë dorëzuar në tavolinë të dy liderëve.
Pikërisht për t’i dhënë udhë dialogut në Bruksel, tandemi më i rëndësishëm diplomatik në BE do të dërgojë në Prishtinë, në janar, dy diplomatë të nivelit të lartë.
Këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plettner dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Emmanuel Beaune, do të qëndrojnë në Prishtinë në muajin janar.
Këtë gjë e ka konfirmuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se atyre do t’u bashkohet edhe emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Një temë tjetër e nxehtë që pritet që palët të diskutojnë është edhe Asosacioni, për të cilin qeveria Kurti është kategorikisht kundër, ndërkohë që serbët e kanë vendosur si kusht.
Në “Planin Franko-Gjerman”. i kërkohet Serbisë të japë dakordësinë për Kosovën që të futet në organizmat ndërkombëtarë në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Komente







