Kurrë nuk është vonë për t’u diplomuar! Marie Hunt, shtetase amerikane, banuese në Wisconsin, supozohet të diplomohej në 1928, por mundi të marrë diplomën e shkollës së mesme 87 vite më vonë. Gruas 103-vjecare iu dorëzua diploma nga shkolla e mesme “River Valley”, në ambientet e azilit ku edhe jetonte.

Hunt nuk mundi të vazhdonte arsimin e mesëm pasi i duhej të kujdesej për 8 motrat dhe vëllezërit e saj. Edhe pse jeta e saj ka qenë e bukur, e moshuara e ka vuajtur gjithnjë faktin që kishte lënë përgjysmë shkollimin e saj. Infermierja e Marie e ndihmoi të realizonte këtë ‘ëndërr në sirtar’.

“Është dicka që kam dashur gjithmonë ta bëj,- tha Hunt,- Nuk e kisha mundësinë atëherë dhe ja ku jam tani, 100 vite më vonë.”
103-vjecarja momentalisht po mendon t’i nënshtrohet një sfide pak më të vështirë, që është ajo e përfundimit të arsimit të lartë.
marie hunt
Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)