‘Dirigjon’ nga Gjermania, Florian Gjergji zhvati biznesmenin në emër të Pjerin Ndreut! U shkruan në ‘Signal’ e ‘Telegram’ me emra politikanësh

Pas skemës mashtruese për zhvatjen e biznesmenit lezhjan Ylli Ujkaj, në emër të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, fshihet sërish Florian Gjergji, shqiptari “hije” që në 2 vitet e fundit ka tentuar dhe ka marrë para duke u fshehur pas personazheve me influencë të politikës dhe institucioneve shtetërore. Presidenti i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’ në Lezhë ra shpejt pre e mashtrimit, pasi u dorëzoi 15 mijë euro njerëzve të porositur nga Gjergji.

Sigurisht ky është vetëm rasti i fundit që autoritetet kanë mundur të kapin dhe identifikojnë, por nga Gjermania, atje ku ndodhet prej kohësh, Florian Gjergji dirigjon çdo gjë, nga rekrutimi i njerëzve për marrjen e parave, të cilët i mashtron në këmbim të disa kacidheve sikur po marrin plaçka të thjeshta te biznesmenët, e deri tek mesazhet në drejtim të presë së radhës.

Florian Gjergji gjithmonë shkruan në “Telegram” ose në “Signal”, dy aplikacione që lejojnë përdoruesin të ketë emra fals, ku dërguesit nuk i shfaqet numri i celularit. Në rastet e shumta ka përdorur emrin e Erion Veliaj, Taulant Ballës, Artan Lames, Vilma Nushit dhe së fundmi edhe të Pjerin Ndreut.

Rasti “Florian Gjergji” ka shqetësuar jo pak Policinë e Shtetit, e cila vijon të përballet thuajse çdo muaj me të paktën nga një “pre” e tij, me të njëjtën skemë, por që lokalizimin dhe arrestimin e ka të pamundur. Çështja u ngrit pak javë më parë edhe nga kryeministri Rama, i cili në rrjete sociale bëri thirrje për kujdes, të verifikohet paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e asaj që ai e quan “loje kriminale”.

Aktiviteti i Florian Gjergjit është i përditshëm, tentativat për mashtrim janë të vazhdueshme, deri në logjikën “ta hajë kush ta hajë”, por pjesa më e madhe e biznesmenëve janë njohur me skemën dhe verifikimi prej tyre ka nisur.

Së fundmi, burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se ka pasur disa raste biznesmenësh që kanë raportuar mesazhe të ngjashme, por nuk kanë rënë pre e mashtrimit. Për këtë arsye blutë e kanë parë të nevojshme që herë pas here të shpërndajnë komunikata, duke kërkuar vigjilencë të shtuar, për të shmangur mashtrimet me shuma të mëdha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim