Disa fitore të Bashës këtë javë

Disa fitore të Bashës këtë javë

Rënia e valës së protestës, duket se e ka lehtësuar Lulzim Bashën. Heshtja e tij një javore, i dha atij shansin të dalë më pak i plagosur se të tjerët, nga kjo histori.

Së pari, të gjithë ata që thoshin se po të përfshihet Basha në protestë, ato do shuhen, nuk rezultuan të vërteta. Protesta u shua dhe duke ndenjur mënjanë, si njeriu me maskë i saj. Dhe kjo është një lehtësi e madhe për të, për më tepër që Berisha ishte lideri ekstrem i protestës, që bënte thirrje për gjëma. Ky është një sinjal i mirë për Bashën, pasi ai ka lënë në minorancë brenda PD, ose së paku në Tiranë, Berishën, me këtë gjest.

Së dyti , protestat, përveç ditës së parë, ishin vazhdimi i dhunës nga një kontigjent të rinjsh të komanduar nga LSI, çka e kanë konstatuar dhe shërbimet diplomatike në Tiranë. Kryemadhi u detyrua ta pranojë publikisht se i ka tërhequr vërejtje Ambasada amerikane për këtë çështje. Duke u sfumuar ato, Basha pati rastin t’i tregojë dhe LSI-së se asgjë nuk bëjnë dot pa atë.

Pra të dy polet e dhunshme të opozitës, Berisha dhe Meta, që tentuan ta marrin drejtimin e revoltës, e shkatërruan atë dhe PD ju bind më shumë Bashës me maskë, se sa atyre që treguan fytyrën e tyre.

Së treti, retorika e sulmeve ndaj Ramës në hapat që ai bëri për ta qetësuar situatën, më shumë dëmtonte PD dhe LSI, se sa vet Edi Ramën. Mjafton qëndrimi me dy fytyra i PD dhe LSI ndaj familjes së Klodianit, për të kuptuar se çfarë nderi i bënë Edi Ramës.

E akuzuan se ai mezi e ngushëlloi pas tre ditësh, ndërkohë që ai i ka shkuar tre herë në shtëpi. E akuzuan babain se shiti gjakun që e priti në shtëpi, pastaj e bënë hero pse u revoltua  për pensionin.

E akuzuan Ramën për një format administrativ VKM, që ka konsideruar vrasje “aksidentale”, vrasjen nga polici, ndërkohë që Sali Berisha ka quajtur “aksident teknologjik” Gërdecin që ditën e parë, edhe pse brenda ishte kokë e këmbë korrupsioni i djalit tij, që vrau për të vjedhur.

E akuzuan se po blen gjakun me pensionin special për familjen, ndërkohë që të gjithë e mbajmë mend që Berisha ka ndarë lekë në të zezë “cash”, për viktimat e Gërdecit, për t’i futur në garë kush mori më shumë.

E sulmojnë policinë se ka dhunuar gazetarë në protestë, dhe në fakt ka dy- tre raste të tepërimit nga policia, ndërkohë që më 21 janar, Sali Berisha ka vrarë me armë zjarri gazetarë. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Hekuran Deda është vrarë në tavolinën  e transmetimit të gazetarëve, pra është vrarë si gazetar.

Fatos Mahmutaj u vra si gazetar, por Zoti e fali vetëm duke e plagosur. Sali Berisha dy orë më pas e kërcënoi të mbyllte gojën, pasi ishte siguruar nga Sandri “se ishte gërvishtur duke u rrëzuar”.

Kam parë veprimtarë të shqetësuar pse u ka shkuar fletë thirrje nga policia për t’i pyetur rreth protestës, ndërkohë më 21 janar, Sali Berisha shpalli me gojë të tij dhe me Komision Hetimor parlamentarë, katër gazetarë si autorë të grushtit të shtetit.

U turrën pastaj të mbrojnë kalamajtë që thyejnë, duke thënë pse i quani shkatërrues, ndërkohë që të vrarët e 21 janarit, Ilir Meta i ka quajtur kokëpalarë dhe është brohoritur nga Parlamenti i PD- LSI.

Akuzojnë Sandër Lleshajn pse dha dorëheqje, duke thënë se deshte të shpëtonte Edi Ramën, ndërkohë që ministri i Brendshëm i 21 janarit po kërkon të bëhet kryeministër.Pra çdo gjë që këta tentojnë të thonë, vetëm sa u kujtojnë njerëzve se këta vetë e kanë bërë qindra herë më keq. Kjo është arsyeja për ideja e ndryshimit nuk ngjit, pasi askush nuk ka dëshirë të kthehet tek njerëz që i kanë bërë shumë herë më keq vendit.

Dhe në këtë pike, Lulzim Basha bëri mirë që heshti. Së paku i kurseu PD-së rikthimin e kujtesës primitive të saj, kur bënin gjëma Sali Berisha me Ilir Metën, të cilët e duan me çdo kusht pushtetin përsëri.

Sot pasi e pa që protesta mori fund, pasi e pa që Berisha e Meta nuk ja dolën dot të ishin më të zotë se ai, duke djegur Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, pasi i shpëtoi dhe ndonjë sulmi publik nga Uashingtoni apo Brukseli, si kreu i i një organizate terroriste, i siguroi demokratët se më 25 prill do nxjerr 1 milionë e 500 mijë shqiptarë të votojnë kundër Edi Ramës. E di që i ka problem këto shifrat, po afërisht aq shqiptarë votojnë më 25 prill. Nuk e bëri aq  keq këtë radhë.

Tani ka kohë deri më 25 prill. Të vetmin problem ka se si do ta gënjejë Dash Shehin, Gon Dukën dhe Fatmir Mediun këto ditë, që të mos flasë për listat dhe ç’duhet të bëj me ta. Se deri sot ishte mirë, se kishte alibi protestën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 15/12/2020 22:11

    Basha ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë