Disa foto të ish-ushtarëve të UÇK
të cilat nuk i keni parë ndonjëherë

Disa foto të ish-ushtarëve të UÇK<br />të cilat nuk i keni parë ndonjëherë<br>
Disa fotografi të rralla të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke qarkulluar në rrjetet sociale.

Mediat kosovare kanë publikuar ditën e sotme dy foto në të cilat shihet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe komandanti i UÇK-së Adem Jashari.

Në fotografinë e siguruar nga Insajderi, shihen Adem Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Nura dhe disa ushtarë të tjerë të UÇK-së.

Adem Jashari u vra më 7 mars të vitit 1998 pas rrethimit që okupatorët serbë i bënë kullës së tij në Prekaz.

Ndërkaq “Epopeja e UÇK-së” shënohet çdo vit për ta nderuar luftën heroike të komandantit Adem Jashari, sakrificën e familjes Jashari dhe nderimin e dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Sulmit ofensiv me artileri të rëndë i mbijetuan djali i Rifat Jasharit, Bashkimi, dhe vajza e Hamëz Jasharit, Besarta, e cila përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Ndërkohë, në Prekaz, pranë kompleksit memorial sot është zbuluar mozaiku i komandantit legjendar Adem Jashari.

e
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe komandanti i UÇK-së Adem Jashari

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro