Lëkundje tërmeti u ndjenë një natë më parë në vendin tonë, ndërsa epiqendra ishte në Klos. Por si duhet të veproni në rastet kur bie tërmet? Drejtori i Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike në Ministrinë e Brendshme, Arben Cara jep disa këshilla të vyera. Në rast se ndodheni brenda në shtëpi, futini nën mobilje të ngurta, siç janë tavolina apo poshtë shtratit, si edhe mbuloni kokën për të parandaluar goditjet nga rënia e objekteve.
Ndërkohë, nëse jeni jashtë kur fillon tërmeti qëndroni në një vend të sigurt dhe sugjerohet të mos lëvizini derisa të ndalen dridhjet e plota.
Këshillat
Disa këshilla, gjatë tërmetit! Kudo që gjendeni kur fillon tërmeti, merrni masa të menjëhershme. Lëvizni disa hapa në një vend të afërt dhe të sigurt, dhe nëse është e nevojshme qëndroni në atë vend derisa të ndalen krejtësisht dridhjet e tokës.
Nëse jeni brenda në shtëpi:
"BINI POSHTË PËRTOKË, MBULOHUNI DHE PRISNI”
Qëndroni brenda,
• Qëndroni dhe shtrihuni nën mobile të rënda të tilla si tryezë, tavolinë, shtrat ose ndonjë mobile të ngurtë,
• Mbuloni kokën tuaj për të parandaluar goditjet nga rënia e objekteve,
• Qëndroni dhe pritni poshtë mobileve për të mbetur të mbuluar. Përgatituni të lëvizni së bashku me objektin derisa të përfundojnë dridhjet e tokës,
• Në qoftë se nuk keni diçka të fortë pranë vetës dhe gjendeni në korridor, strukuni afër një muri të brendshëm për të mbrojtur kokën qafën dhe krahët tuaj,
• Nëse gjendeni në një qendër tregtare, drejtohuni tek ndonjë shitore që gjendet aty afër. Qëndroni larg dritareve dhe rafteve me objekte të rënda,
• Nëse gjendeni në shkollë, qëndroni nën një tavolinë ose tabelë dhe pritni. Qëndroni larg dritareve,
• Nëse gjendeni në një karrocë, bllokoni rrotat për të mbrojtur pjesën e prapme të kokës dhe qafës,
Në rast se keni nevojë për ndihmë telefononi në nr; 128, 127, 112.
Lajmi kryesor:
Tërmeti me epiqendër në Klos, 29 shtëpi të dëmtuara, 4 prej tyre në Tiranë! Banorët: E kaluam natën jashtë! Mblidhet shtabi i Emergjencave Civile
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 efektivë, njëri prej tyre ish shefi policie në Theth, sot pjesë e RENEA-s (EMRAT)
27 Nëntor, 19:25
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?
27 Nëntor, 16:37
-
Kurbin/ Qëlloi me armë në drejtim të lokalit pas sherrit me pronarit, arrestohet i riu pas 4 muajsh në kërkim
27 Nëntor, 16:15
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë
27 Nëntor, 15:23