Disa orë 'luftë' me flakët, neutralizohet zjarri në Mirditë

Disa orë 'luftë' me flakët, neutralizohet zjarri në Mirditë

Zjarri në Mirditë

MIRDITE- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kaluar në fshatin Thirrë të Njësisë Administrative të Fanit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektarësh me pyll, duke rrezikuar dhe 10 banesa.

Pas disa orësh ‘luftë’ me flakët, zjarrfikësit në bashkëpunim dhe me policinë e banorët e zonës kanë arritur të neutralizojnë flakët.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ishte tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor. Nuk dihet ende nëse zjarri ishte i qëllimshëm për hapjen e kullotave të reja, por priten hetimet për të zbardhur të vërtetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?