MIRDITE- Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Thirrë të Njësisë Administrative të Fanit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektaresh me pyll dhe rrezikohen 10 banesa.
Zjarrfikesit e Mirditës ndodhen në vendgjarje, por është e pamundur ndërhyrja për shkak të terrenit të thyer malor. Zjarrëfikësit thanë për Report Tv që është pothuaj e pamundur ndërhyrja për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas burimeve nga shërbimi zjarrëfikës bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë që është përfshirë nga flakët. Shërbimi zjarrëfikës së bashku me policinë ndodhet në vendngjarje.
Era është në favor të zjarrit pasi po bën të mundur përhapjen e flakëve me shpejtësi. Banorët po mundohen me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve. Nuk dihet nese zjarrvënia është e qëllimshme për hapjen e kullotave të reja, ndërsa priten hetimet.