Në qytetin e Kukësit, djegia e kontenierëve të mbeturinave po bëhet problem mjaft shqetësues për komunitetin duke i rrezikuar ato nga sëmundjet kancerogjene, ndërsa qarkullimi nëpër rrugë është i vështirë për shkak të tymit por edhe ndotjes.
 
Persona të papërgjegjshëm i vënë flakën mbeturinave duke bërë që tymi dhe aroma kundërmuese të përhapet ngado. Qytetarët, kanë kërkuar që të ndërhyhet nga organet kompetente për eliminimin e këtij problemi.
 
Përveç ndotjes së ambientit, djegia e mbeturinave ka shkaktuar edhe nxjerrjen jashtë përdorimit të kontenierëve.
 
Bashkia vitin e kaluar u detyrua të vendos kontenierë të rinj për të plotësuar nevojat e qytetit, por sërish ato janë dëmtuar nga zjarrëvëniet e qëllimshme.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )