Gjatë ditëve të ngrohta të verës mushkonjat janë një bezdisje e vërtetë dhe pickimi i tyre mund të përmbajë dhe rrezikun e sëmundjeve njgitëse.
 
Studime të shumta kanë treguar se gjenet janë fajtore pse jeni aq “tërheqës” për mushkonjat.
 
Por ka praktikat e përditshme në kultura të ndryshme na vinë disa truke që do t’jua lehtësojnë punën me mushkonjat.
 
1. Hiqni ujin nga çdo objekt në kopshtin tuaj, sepse ai i tërheq mushkonjat.
 
2. Në bahçe ose në tarracë mbillni borzilok, sepse mushkonjat nuk e durojnë aromën e tij.
 
3. Reduktoni sasinë e sheqerit në ushqim, sepse ata që konsumojnë shumë sheqer kryesisht përfundojnë të pickuar.
 
4. Vishni rroba të gjëra me ngjyra të çelura, sepse ngjyrat e errëta i tërheqin dhe i bëjnë më agresive.
 
5. Parfumet dhe deodorantet me aroma lulesh janë karrem i vërtetë për mushkonja, prandaj shmangini.
 
6. Në 100 ml vaj kokosi ose luledielli shtoni 10 pika vaj livande, 8 pika vaj limoni dhe 8 pika vaj trëndafili. Përzierjen derdheni në një shishe më të errët të xhamit, mbylleni dhe tundeni. Këtë përzierje mund ta aplikoni në lëkurë çdo herë para se të dilni nga shtëpia.
 
7. Mund të ndihmojnë edhe livanda dhe uthulla e mollës, prandaj përdorini në vendet ku pulsi është më i fortë – në nyje, qafë, pas veshëve.
 
8. Qërojeni kastravecin, ndajeni imët dhe pastaj bluani në mikser. Ndajeni lëngun dhe ftoheni në enën për akull. Me akullin e krijuar nga lëngu i kastravecit lyejeni lëkurën e fytyrës dhe duarve.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com