Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se sot ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për rreth një orë në zonën pranë rrugës “Sami Frashëri”, në afërsi të Institutit të Medias, për shkak të një defekti në linjën e tensionit të ulët.
Grupi i avarisë së OSHEE konstatoi se shkak i defektit ishte këputja e kabllit nga ana e punëtorëve të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë.
Po sot gjatë mesditës, subjekte të kontraktuara nga bashkia e Tiranës kanë dëmtuar fiderin 312 të NST Traktora duke lënë pa energji 2 kabina prane rrugeve “Ali Visha” dhe “Mihal Grameno”.
Aktualisht po punohet për riparimin e defektit.