Në selinë e Rithemelimit, 2 muaj pas zgjedhjeve, vijojnë të diskutohen arsyet e disfatës së 14 majit.

Ende asnjë përgjegjësi nga vetja, por mbështetësit e Sali Berishës thonë se zgjedhjet u vodhën.

Jozefina Topalli, e deleguara e Berishës për qarkun e Lezhës thotë se fenomeni “Rraja”, me bandat e mbështetura nga politika, ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve atje.

“Bandat të mbështetura nga politika dhe me para të madhe, kanë vepruar në shumicën e qarqeve të vendit tonë dhe kjo ka ndodhur në qarkun e Lezhës. Fisi Rrajave ekziston edhe në qarkun e  Lezhës, sjellja e tyre në mënyrën më brutale dhe të frikshme është në bashkinë e Lezhës, Laçit , Shkodrës, Rrogozhinës dhe Elbasanit”, u shpreh Topalli.

Në krah të kandidatëve humbës të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Lezhë e Kurbin, Topalli tha se këto ishin zgjedhje të pabarabarta, pasi opozitës nuk iu lejua të mbajë logon e vulën, duke iu referuar luftës në PD.

“Këto janë zgjedhjet më të pabarabarta në historinë e tre dekada, sepse nuk ka ndodhur kurrë që një force politike t’i vidhet vula dhe t’i merret emri me vendim gjykate”, tha Topalli.

Në qarkun e Lezhës, koalicioni i Berishës dhe Metës humbi thellë në dy bashkitë Lezhë e Kurbin, ndërsa fitoi me rezultat të ngushtë në Bashkinë e Mirditës