Trajneri Massimiliano Allegri insiston se nuk ka arsye për t’u shqetësuar pasi Juventus u mund në përballjen me Benfica në Champions League. Bardhezinjve i duhet një mrekulli për të qëndruar në Champions League pas humbjes në të dy ndeshjet, me PSG dhe Benfica, duke mbetur në fund të grupit me Maccabi Haifa.
“Futbolli është i vështirë për t’u shpjeguar, gjithçka që mund të themi është se pasi mbaruam me rezultatin 2-1, ne rrezikuam të pranonim 3-1 dhe 4-1. Kishte një shans vonë, por performanca nuk ishte e mirë. Nuk ka kuptim të shpjegojmë dhe flasim tani, por ne duhet të pnojmë më shumë.
I kam thënë skuadrës se këto momente ndodhin në futboll, ne duhet të dalim prej tyre si ekip, me një ndjenjë përgjegjësie. Kemi një ndeshje të rëndësishme në Serie A kundër Monzas dhe pas kësaj mund të mendojmë për Evropën. Sigurisht që do të jetë e ndërlikuar, por jo gjithçka ka humbur.
Nuk kam pse të kritikoj ekipin për asgjë, e kuptoj situatën psikologjike të ekipit. Ne kemi pasur disa momente të vështira dhe kemi reaguar, por pranimi i penalltisë në pjesën e parë, ishte një goditje e vërtetë”, tha Allegri për Sky Sport Italia.
Megjithatë shtoi se nuk ka humbur asnjëherë dy ndeshje në fazën e grupeve të Champions League, por këtë e justifikon duke thënë: “Ka një herë të parë për gjithçka”.
Leonardo Bonucci bëri një koment pas ndeshjes duke thënë se është i shqetësuar për vështirësitë që po has Juventus këtë sezon, por Allegri nuk bie dakord me këtë.
“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, ne duhet të fokusohemi dhe të punojmë shumë”, tha trajneri.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.6%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 9497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Sot Juventus - Milan, kërkohet një finalist! Motta: Dua fitoren! Conceiçao në debutim: E mposht tim bir
3 Janar, 11:37
-
GOLAT/ Juventusi ndalet 2-2 nga Fiore, Milani barazon 1-1 ndaj Romës! Napoli fitore me shije kreu
29 Dhjetor 2024, 22:51
-
Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin
28 Dhjetor 2024, 15:59
-
Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite
27 Dhjetor 2024, 15:57
-
Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro
26 Dhjetor 2024, 14:41
-
Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin
23 Dhjetor 2024, 12:38
-
GOLAT/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe merr kreun e Serie A! Dybala magjik, Roma i shënon pesë herë Parmës! Juventusi rikthehet të fitojë
22 Dhjetor 2024, 16:12
-
Juventusi pas Tonalit, Newcastle reziston! Shifrat dhe skenari i marrëveshjes
20 Dhjetor 2024, 15:49
-
Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 12:19
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
GOLAT/ Sherri nga minuta e parë, Gjimshiti luan një pjesë loje! Atalanta thyen 0-1 Cagliarin dhe prin Serie A, Napoli përmbys Udineses! Juventusi barazon 2-2 në shtëpi
14 Dhjetor 2024, 17:34