Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji është shprehur kritik ndaj PD-së për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet që u mbajtën në 5 bashkitë, pas disfatës që pësoi gjithashtu në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një reagim të gjatë në rrjete sociale, Salianji drejton gishtin nga qeveria, por gjithashtu bën fajtore edhe partinë e tij, teksa thotë se që nga 11 maji "nuk është në rrugën e duhur".
Ai shpreh keqardhje për faktin se PD-ja zgjodhi rehatinë duke mos dalë me kandidatë të saj, por duke mbështetur kandidatë të pavarur, ndërsa shton se qytetarët i gjykojnë me të drejtë. Duke e cilësuar si një gabim vendimin për t'u fshehur pas kandidatëve të pavarur, ai thotë se pjesëmarrja e ulët në votimin e djeshëm, ishte ndër të tjera një mesazh i qartë për PD-në që duhet të ndryshojë.
“Miliona shqiptarë na gjykojnë jo vetëm për pafuqinë, por edhe për vendimet e gabuara strategjike, që e kanë lënë vendin në duart e një autokrati që luan me jetët e njerëzve si t’i teket. Shqiptarët ndjejnë përditë dhunën, represionin, arrogancën, korrupsionin masiv, prepotencën, gjobat, shembjet dhe burgosjet. Ka ardhur koha të ndryshojmë! Mundësisht sot, jo nesër! Raporti i OSCE-ODIHR doli, afera në Llogara tregoi korrupsionin gjigand, dhe mosdalja e qytetarëve në votim është një mesazh i qartë: Partia Demokratike duhet të ndryshojë, ne duhet ta lexojmë, ta themi e më pas të ndryshojmë realitetin! Çdo orë e vonuar është karburant për autokratin.”, shkruan mes të tjerash Salianji.
Reagimi i plotë:
E djeshmja ishte nje ditë e zezë për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me votën e tyre mund te ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë. Për shkak të korrupsionit të lartë të qeverisë, për shkak se Rama ka përqendruar të gjithë pushtetin në një dorë të vetme, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetarët e bashkive apo qeverisja lokale ka ndonjë rëndësi për ta.
Fakti se kjo qeveri me fakte është qeveri që manipulon dhe vjedh votat por dhe opozita ka këtë narrativë, kjo ul ndjeshëm besimin se ne këtë vend ka garë, prandaj dhe qytetaret i bojkotuan zgjedhjet.
Gjithsesi kjo është gjendje që i intereson qeverisë të korruptuar të Edi Ramës. Sa më pak qytetarë votojnë, sa me pak ata besojne te institucionet, aq më të lehte e ka ajo te vjedh parate e tyre.
Detyra jonë si opozitë është ta ndryshojmë këtë apati eshe opozitare që dëmton të ardhmen e Shqiperisë dhe është premisë për kohëzgjatjen e automracisë. Fakti që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira nuk duhet te bëjë apatike Partinë Demokratike, përkundrazi duhet të na bëjë të angazhohemi edhe më shumë. Është detyra e Partisë Demokratike, të riktheje besimin te qytetarët.
Me dhimbje duhet ta pranojmë që prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur; Partia Demokratike ka humbur pasionin dhe zemrën për të luftuar, për të bërë betejë, për të lexuar drejt shpresat dhe zhgënjimet e qytetarëve.
Qytetarët, demokratët e opozitarët që luftuan në këto zgjedhje meritojnë përgëzime për angazhimin dhe kurajën e tyre.
Por personalisht ndjehem i ligështuar që, pavarësisht kapaciteteve, opozita zgjodhi rehatinë në vend të përballjes, paqen në vend të luftës, qetësinë në vend të angazhimit.
Mijëra demokratë sot na gjykojnë me të drejtë.
Miliona shqiptarë na gjykojnë jo vetëm për pafuqinë, por edhe për vendimet e gabuara strategjike, që e kanë lënë vendin në duart e një autokrati që luan me jetët e njerëzve si t’i teket.
Shqiptarët ndjejnë përditë dhunën, represionin, arrogancën, korrupsionin masiv, prepotencën, gjobat, shembjet dhe burgosjet.
Ka ardhur koha të ndryshojmë! Mundësisht sot, jo nesër!
Raporti i OSCE-ODIHR doli, afera në Llogara tregoi korrupsionin gjigand, dhe mosdalja e qytetarëve në votim është një mesazh i qartë:
Partia Demokratike duhet të ndryshojë, ne duhet ta lexojmë, ta themi e më pas të ndryshojmë realitetin!
Çdo orë e vonuar është karburant për autokratin.

Eno Bozdo dhe Lefter Maliqi
Vendoret e pjesshme të 9 nëntorit ishin një tjetër humbje e thellë për Partinë Demokratike përballë mazhorancës. PD nuk garoi me logon e saj, por mbështeti kandidatët e pavarur për çdo qark, të cilët morën një rezultat të dobët pëballë kandidatëve të Partisë Socialiste.
Pas kësaj humbje, brenda strukturave të PD-së kanë shpërthyer pakënaqësitë si dhe shkarkime e dorëheqje janë kërkuar pas dështimeve të drejtueseve të qarqeve. Ish-deputeti Lefter Maliqi kërkon që Eno Bozdo, drejtues politik i PD-së në Berat, të japë dorëheqjen pas humbjes së thellë në këtë bashki, siç Bujar Leskaj bëri në Vlorë.
Maliqi thotë se nuk ka asgjë kundër Eno Bozdos, por Berati është bashkia me humbjen më të madhe në 5 që shkuan në zgjedhje. Ndër të tjera, ai vlerëson dhe kandidatin Pavlo Shkarpa për mundin, i cili arriti të siguronte 2607 votave ose 16.65%.
Lefter Maliqi thotë se Partia Demokratike mund të ringrihet përsëri, por ka nevojë për reformim të plotë e forcim strukturash.
“Dorëheqja, akt motivues për PD dhe Opozitën.”
Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut. Vlerësoj për mundin e kurajon Inxhinier Pavlo Shkarpën, i cili pavarësisht Rezultatit mbetet vlerë për Beratin. Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë. Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.
Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat. Ne do ja dalim! S’ka forcë që na ndalë! Analizë, mobilizim, organizim, shtim radhësh, forcim strukturash, frymë, optimizëm, shpresë, besim, përballje, bashkim, bashkim, bashkim dhe Fitore!”, thuhet në statusin e Lefter Maliqit.
Komente












