
Eno Bozdo dhe Lefter Maliqi
Vendoret e pjesshme të 9 nëntorit ishin një tjetër humbje e thellë për Partinë Demokratike përballë mazhorancës. PD nuk garoi me logon e saj, por mbështeti kandidatët e pavarur për çdo qark, të cilët morën një rezultat të dobët pëballë kandidatëve të Partisë Socialiste.
Pas kësaj humbje, brenda strukturave të PD-së kanë shpërthyer pakënaqësitë si dhe shkarkime e dorëheqje janë kërkuar pas dështimeve të drejtueseve të qarqeve. Ish-deputeti Lefter Maliqi kërkon që Eno Bozdo, drejtues politik i PD-së në Berat, të japë dorëheqjen pas humbjes së thellë në këtë bashki, siç Bujar Leskaj bëri në Vlorë.
Maliqi thotë se nuk ka asgjë kundër Eno Bozdos, por Berati është bashkia me humbjen më të madhe në 5 që shkuan në zgjedhje. Ndër të tjera, ai vlerëson dhe kandidatin Pavlo Shkarpa për mundin, i cili arriti të siguronte 2607 votave ose 16.65%.
Lefter Maliqi thotë se Partia Demokratike mund të ringrihet përsëri, por ka nevojë për reformim të plotë e forcim strukturash.
“Dorëheqja, akt motivues për PD dhe Opozitën.”
Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut. Vlerësoj për mundin e kurajon Inxhinier Pavlo Shkarpën, i cili pavarësisht Rezultatit mbetet vlerë për Beratin. Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë. Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.
Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat. Ne do ja dalim! S’ka forcë që na ndalë! Analizë, mobilizim, organizim, shtim radhësh, forcim strukturash, frymë, optimizëm, shpresë, besim, përballje, bashkim, bashkim, bashkim dhe Fitore!”, thuhet në statusin e Lefter Maliqit.
Lajmi kryesor:
Disfata në 5 bashkitë, Salianji kritika Berishës: PD zgjodhi rehatinë në vend të përballjes, qytetarët na gjykojnë me të drejtë! Që nga 11 maji s’jemi në rrugën e duhur
Komente












