Disfata në El Clasico, Xavi: Edhe një barazim do të ishte i padrejtë, e lëre më një humbje

Disfata në El Clasico, Xavi: Edhe një barazim do të ishte i padrejtë, e lëre më një humbje

Xavi Hernandez me Vinicius të Realit


Humbja 1-2 me përmbysje nga Real Madridi ishte një rezultat i padrejtë, të paktën kështu thotë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez. El Clasico u fitua nga "Galaktikët", që morën tri pikë me peshë për vendin e parë në La Liga.

Sipas Xavit edhe barazimi duhej evituar, pale më pas humbja e shkaktuar me përmbysje nga dopieta e Bellingham.

"Unë nuk mendoj se as barazimi do të ishte i përshtatshëm për atë që pamë në fushë. Luajtëm ashtu siç duhej për të fituar, por në fund humbëm. Rezultati është shumë i keq edhe pse bëmë një lojë të mirë. Qëllimi ynë është për të fituar kampionatin dhe kjo betejë vazhdon", tha Xavi.

Më pas ish-kapiteni tha se Reali krijon shumë dhe finalizon me sukses aksionet.

"Ne dominuam gjashtëdhjetë minutat e para të lojës, por kur nuk shënoni gol për 2-0, do të vuani pasojat. Ne na duhen pesë ose gjashtë raste për të shënuar dhe Real Madridit i duhen dy ose dy e gjysmë, nga të cilët do të shënojnë tre gola", shtoi Xavi.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Bellingham është idhulli i ri i 'Galaktikëve', Real Madridi fiton 1-2 me përmbysje në El Clasico me Barcelonën dhe merr kreun e La Liga-s


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mrekullia e Rilindasve

Mrekullia e Rilindasve