Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas humbjes së zgjedhjeve të së dielës.
Ai kërkon reagimin e demokratëve, ndryshe, sipas tij, deri në 2029 nuk do mbetet më asnjeri që të votojë për këtë parti.
“Pjesëmarrja në zgjedhjet e 5 bashkive tregoi qartë refuzimin e qytetarëve ndaj politikës hipokrite që çdo ditë e më shumë është zbuluar se pazaret prevalojnë mbi parimet dhe “lufta” është thjesht për t’u dukur, ndërsa për gjërat madhore e me interes të përbashkët janë një.
Humbja e 5 bashkive me rezultat turpërues nga opozita, por me emra kandidatësh të “pavarur”, është një kambanë e fortë alarmi për çdo opozitar, jo për oborrtarë të opozitës.
Nëse mendoni që ky “stil” i qerasjes me kandidatë në çdo palë zgjedhje shmang përgjegjësinë opozitare për çdo humbje, atëherë edhe në 2027 apo 2029 bëni gati firmat për të mbështetur në 61 bashkitë e vendit kandidatë të “pavarur” dhe nuk kemi pse vrasim mendjen për humbjen, sa kohë që ekonomikisht fitoni njëlloj me pushtetin.
Ky është një turp që duhet ta hanë me garuzhde ata që e gatuan me lugë gjelle.
Po për çfarë duhet një opozitë kur ajo nuk nxjerr kandidatë përballë pushtetit në zgjedhje???
Pse quhet formalisht opozitë kur me këtë stil kandidatësh i shërben pushtetit??
Apo “opozitë” quhet vetëm grupi parlamentar i leshit që nuk i pjerdh askush as në Kuvend, as në lagje e për të tjera nuk ka problem!!!
Pra, mjafton që ju 43 bythëcë politikë siguruat një karrige deputeti pa asnjë votë nga qytetarët dhe kaq mjafton të quheni opozitë!
Keni që në 11 maj, pra 6 muaj, që asnjëri prej jush, mender deputetë të opozitës, nuk keni shkuar as për kafe në qarqet ku morët mandatet, sepse e dini mirë që nuk keni as kurajë e as dinjitet të takoni qytetarët, ndaj zgjodhët që në 5 bashki të mos vendosnit kandidatë të PD-së që të mos dilnit asnjë ditë në fushatë.
Të nderuar demokratë!
Heshtja vret më shumë se sa çdo reagim i juaji, prandaj mos heshtni para një tufe vemjesh që kanë kapur prej fyti PD-në dhe opozitën, se atyre nuk ju duket vetja në opozitë.
Koha që të duartrokisni kot për t’i bërë qejfin udhëheqësit e për t’u dukur si militantë duhet të marrë fund, përndryshe nuk do ngeleni më as për të duartrokitur deri në zgjedhjet e vitit 2029”, shkruan Murrizi.
Komente












