Disfatë e rëndë për Kukësin, Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit

Disfatë e rëndë për Kukësin, Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit

Momenti i nisjes së ndeshjes Kukësi-Vora

Vora i ka dhënë leksion Kukësit në takimin e javës së 13 që u mbyll këtë të hënë. Verilindorët u mposhtë në shtëpi me rezultatin 0-4, teksa u shënuan dy gola për secilën pjesë. Aneni dhe Tabaku realizuan në fraksionin e parë, ndërsa në të dytën rezultatin përfundimtar e vulosi Ruzgis. Kjo fitore e mban Vorën në vendin e tretë, por e barazon me pikë me Besën e Kavës që renditet e dyta. Me vetëm 1 pikë më shumë udhëheq Kategorinë e Parë Flamurtari.

Sfida tjetër e ditës së hënë mes Pogradecit dhe Lushnjës u mbyll me shifrat 1-0. Golin e vetëm të takimin e realizoi Kazem në pjesën e parë. Një humbje që u përjetua si dramë te Lushnja, pasi në minutën e 97 gaboi një penallti që mund të kishte ndarë pikët.

Pas javës së 13 i fundit renditet Erzeni me vetëm 2 pikë, ndërsa Valbona e vendit të 11 ka 9 pikë. Të dy skuadra bien direkt një kategori më poshtë nëse kampionati mbyllej sot, ndërsa në zonën e rrezikut ndodhen edhe Korabi me Kukësin.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër