Një nga protestuesit e shoqërisë civile të cilët u shoqëruan në polici pas protestës në Parkun e Liqenit, shprehet se do të vazhdojnë me protestat, kundër ndërtimeve .
“Ne do vazhdojmë reagimet tona. Do jemi sërish bashkë me të gjithë qytetarët që ishin sot por dhe me ata që do të na bashkangjiten ditët në vijim. Do i themi jo ndërtimeve te parku i liqenit dhe do kërkojmë nga policia të respektojë uniformën e saj dhe të mos sillet si një polici private që nuk dihet kujt po i shërben sot,” tha Zirkon Disha.
Sipas tij, 12 persona u shoqëruan në komisariat pas përplasjes me policinë.
“Jemi akuzuar me 3 akuza për shkatërrim të pronës publike, për pjesëmarrje në tubime të paligjshme dhe për kundërshtim të forcave të rendit. Besoj që ju e keni e parë që nuk ka qenë asnjë qytetar që ka kundërshtuar forcat e rendit por forcat e rendit kanë marrë dhunshëm çdo qytetar që mendonte ajo nën arsyetimin e tyre për t’i shoqëruar dhe për t’i çuar në komisariat për të ushtruar presion ndaj qytetarëve që mos të dalin të protestojnë,” shton ai.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO