Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet e fundit në lidhje me javën e kaluar në futbollin shqiptar. Për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushën e lojës, Kukësi është dënuar me gjobë, teksa zyrtari i verilindorëve, Naim Halili është pezulluar me pesë ndeshje nga aktiviteti.
Dënime edhe për Flamurtarin në Kategorinë e Parë. Gjobë 50 mijë lekë e aplikeshme 50 përqind dhe dy zyrtarë të pezulluar. Kujtojmë se vlonjatët u ankuan për gjykimin në sfidën e barazuar 1-1 në Elbasan, ndërsa në Vlorë këtë të premte u zhvillua edhe një mbledhje për të ardhmen dhe rrugën që do ndjekë klubi.
Ndërkohë, Flamurtari i futbollit të sallës është dënuar me katër ndeshje pa tifozë dhe në fushë asnjëanëse, pas dhunës së shkaktuar nga tifozët në ndeshjen kundër Vllaznisë. Humbje në tavolinë dhe një gjobë e reduktuar për vlonjatët.
"Flamurtari FC Futsal, për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të KF Vllaznia Futsal, duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse. Në zbatim të nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%", thuhet në njoftim.
Duket se Disiplina ka pasur punë këtë javë, teksa në mbledhjen e fundit janë 95 vendime të dhëna.
Vendimet:
1.FK Kukesi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe hyrjen e spektatorëve në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
2. Zyrtari i FK Kukesi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
6. Zyrtari i Flamurtari FC, Erion Dine, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti
7. Zyrtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8. Zyrtari i KF Tirana U-19, Gazmend Xhepa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
9. AF Elbasani U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Abissnet Superiore U-21, kunder FK Kukesi U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
10. Zyrtari i KF Vllaznia U-15, Denis Zmijani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
11. Flamurtari FC Futsal, për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të KF Vllaznia Futsal, duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse.
Në zbatim të nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
Vendimet e plota i gjeni KËTU: