Disiplina dënon Tiranën, masa
 dhe ndaj Partizanit

Disiplina dënon Tiranën, masa<br /> dhe ndaj Partizanit<br>
Pas incidenteve në pallatin e sportit “Farie Hoti”  të premten e kaluar në derbin e basketbollit mes Tiranës dhe Partizanit , nuk ka kaluar pa marrë masa nga Komisioni i Disiplinës  në Federatën Shqiptare të Basketbollit.

Në lidhje me incidentin në të cilën u ndëpre ndeshja,  ekipi i Tiranës  si organizatore dhe si pritëse  është dënuar nga komisioni i disiplinës me 30 mijë lekë gjobë për hedhjen e elemetëve të rrezikshëm  në parket,  2 ndeshje pa tifozë dhe  dhe 50 mijë lekë  të tjera gjobë.

Pas incidentit ku u perfshinë tifozët e Tiranës  me basketbollistët e Partizanit, komisioni vendosi që ndeshja të vendoset në tavolinë me rezultatin e 20-0 në favor të skuadrës së kuqe.

Por jo vetëm kaq, është  vendosur  10 mijë lekë gjobë ndaj basketbollistit Pylla të Partizanit, ndërsa bashkëlojtari i tij ka marrë dy paralajmërime  për përjashtim nga aktiviteti nëse përsëriten rastet e tilla.

Readasia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'