Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit të zhvilluar në futbollin shqiptar. Përpara derbit me Partizanin, i cili luhet në datën 3 dhjetor, Tirana ka marrë gjobë për sjellen e tifozëve dhe urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në "Air Albania". Paralajmërim edhe për trajnerin e Erzenit, për shkak të mos daljes në intervistën pas ndeshjes. Ndërkohe për sjelljet e dhunshme në fushë, ka dënime masive në futbollin e moshave.
Vendimet e plota:
1.Zyrtari i FK Erzeni, Alfred Deliallisi në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes të nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, duke refuzuar daljen në intervistë pas ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, si dhe hedhjen e sendeve në fushë, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
3. Zyrtari i KS Besa, Jurgen Rrushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4. Zyrtari i KF Tërbuni, Bujar Mehaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
5. Zyrtari i KF Partizani U-16, Aldo Duro, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
6. Zyrtari i AF Elbasani U-16, Luan Deliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7. Lojtari i FC Pepa U-19, Zeid Notolli, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8. Lojtari i Labëria FC U-19, Jetmir Zana, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
9. Lojtari i KF Shkodra U-19, Endri Lujkaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10. Zyrtari i KF Shkodra U-19, Taip Piraniqi, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarit të Shkëndija Tiranë U-19, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11. Zyrtari i Shkëndija Tiranë U-19, Argid Shema, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarit të KF Shkodra U-19, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
12. Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Aldi Spahia, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
13. Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Amarildo Kola, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
14. Zyrtari i Akademia e Futbollit U-19, Joni Zajmi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
15. Pranimin e kërkesës së KF Besëlidhja për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Klejdi Dibra në bazë të nenit 75 të KDE.
16. AF Elbasani U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
17. Celjen e hetimit disiplinor për aktivizimin e mundshëm nga AF Elbasani U-17 të lojtareve që nuk kanë të drejtë tëluajnë, mbi bazën e ankesës së Flamurtari FC U-17.