Disiplina/ FSHF-ja e nis ditën me gjoba, e pësojnë Vllaznia dhe Tirana! Lojtari i Kastriotit dënohet me 5 ndeshje

Disiplina/ FSHF-ja e nis ditën me gjoba, e pësojnë Vllaznia dhe Tirana! Lojtari i Kastriotit dënohet me 5 ndeshje

Disiplina

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbardhur vendimet në bazë të javës së fundit në futbollin shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve, Vllaznia dhe Tirana janë dënuar me 50 mijë lekë gjobë. Kujtojmë se në "Loro Boriçi", Tirana fitoi falë një goli të Abazaj, me tifozët që ishin të zhurmshëm në tribuna. Nga ana tjetër, futbollisti i Kastriotit, Eneid Kodra është pezulluar me pesë ndeshje për shkak të sjelljes antisportive. Dënime dhe pezullime masive te moshat.

Vendimet e plota:

1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Lojtari i KS Kastrioti, Eneid Kodra, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i AK Shqiponjat U-19, Denis Kola, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i AF Elbasani U-19, Ruken Hoxha, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Zyrtari i KF Turbina U-15, Andi Bibo, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Zyrtari i KF Turbina U-15, Ilir Cerriku, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i Albanet, Amri Jonuzi, për sjellje josportive ndaj kundershtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 47/1/d dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i BTL, FSHF Sunday League, Kreshnik Sinanaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i BTL, FSHF Sunday League, Kevi Beqiri, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i ELSO, FSHF Sunday League, Alaudin Karushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i ELSO, FSHF Sunday League, Erald Shehu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-21, kundër FK Partizani U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

14. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Kukësi U-19, Dajen Rexhmati, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

15. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Endri Goxhi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

16. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Erando Seferi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut