Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani

Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani

Disiplina

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet në bazë të javës së fundit në futbollin shqiptar. Nga pezullimet e ka pësuar zyrtari i Elbasanit, Elton Guranjaku si dhe ai i Tiranës, Klaudian Dërvishin, që nuk do jenë për dy ndeshje me ekipin. Një pezullim ka mbërritur dhe për zyrtarin e Apolonisë, Koço Kokëdhima.

Vendimet e plota:

  1. Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Zyrtari i KF Tirana, Klaudian Dërvishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Zyrtari i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i Olimpic Shkodra, Ermir Meti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i Eagle Football, Sandorel Limani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i KF Osumi, Mario Manxharaj, për provokim të spektatorëve me xheste ofenduese, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i FC Gramozi, Alonso Gjata, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Zyrtari i KF Shiroka, Fatmir Axhani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Zyrtari i KS Sopoti, Fatjon Xhafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Zyrtari i KF Turbina, Xhynejt Çutra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. Lojtari i KF Turbina, Lauren Ismailaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  12. Lojtari i KF Turbina, Sadik Kovaçi, për provokim të spektatorëve me gjeste ofenduese, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  13. FK Apolonia Femra, për aktivizimin e një lojtare që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit të Femrave kundër KFF Gramshi, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  14. Zyrtari i FK Apolonia Femra, Maringlen Kule,për aktivizimin e një lojtare që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i KF Tirana U-21, Gerald Marku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  16. KF Laçi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-19, kundër FK Bylis U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  17. Lojtari i KF Tirana U-14, Redjon Margjeka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  18. National SP U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14 Grupi A, Zona Rajonale Tiranë, kundër Olimpic Junior U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  19. AF Kampionët u-13, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13 Grupi D, Zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko Academy U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  20. Zyrtari i AF Kampionët U-13, Ervin Hysi,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  21. Studenti B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport C, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  22. Lojtari i Rinia EL U-19, Armando Sadrija, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  23. Lojtari i Rinia EL U-19, Driand Dushku, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  24. Lojtari i Rinia EL U-19, Henri Likaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  25. Lojtari i FC Albanet U-19, Ertil Kasamaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  26. Lojtari i FC Albanet U-19, Mario Temali, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  27. Lojtari i FC Albanet U-19, Alban Stafuka, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  28. Studenti B U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13 Grupi G, Zona Rajonale Tiranë, kundër EMV Rinia B U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  29. Football Republic C, U-13, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13 Grupi C, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Cangu A, U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  30. Zyrtari i Football Republic C, U-13, Klevis Shkëmbi,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  31. Lojtari i KF Tirana U-19, Franc Brari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  32. AF Bajrami, U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  33. KF Tirana C, U-9, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë si dhe për mos respektimin e rregullores së SHRFT, në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-9 Grupi B, Zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko Academy U-9, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  34. Zyrtari i KF Tirana C, U-9, Samet Gjoka,për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  35. Çeljen e hetimit disiplinor për aktivizimin e mundshëm të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, në ndeshjen midis KF Butrinti U-17 kundër KF Naftëtari U-17.
  36. Ndeshja e vlefshme për javën e 9 (nëntë) të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë midis Akademia e Futbollit U-14 kundër Flamurtari FC U-14 e cila nuk u zhvillua për arsye objektive, në bazë të nenit 16/3 të KDE, vendoset që ndeshja të riluhet.

Urdhërohet sektori i garave të përcaktojë datën dhe orën e zhvillimit të ndeshjes.

  1. Pranimin e kërkesës së AF Bajrami U-19, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.12 datë 29.10.2024 të KDE, për pikën 19, duke vendosur lënien në fuqi të rezultatit të ndeshjes.
  2. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Butrinti, Adriatik Faslli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  3. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-16, Angelos Likometi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  4. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Triumph U-17, Arbi Dyla, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa