Disiplina gjobit klubet për tifozët dhe
paralajmëron Vlorën: Paguaj Gjokën

Disiplina gjobit klubet për tifozët dhe<br />paralajmëron Vlorën: Paguaj Gjokën
Edicion i ri, por me probleme të vjetra. Komisioni i Disiplinës në FSHF, vijon dënimet me gjoba ndaj ekipeve nga Kategoria Superiore deri në ato inferiore për sjelljen e tifozëve, por jo vetëm, por edhe të zyrtarëve që shkelin rregulloren.
 
Kështu për javën që lamë pas Disiplina ka dënuar ekipet e Skënderbeut dhe Flamurtarit me nga 100 mijë lekë, ndërsa Tirana me 50 mijë lekë.
 
Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka për proteste ndaj vendimeve te arbitrit dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë dhe pezullohet 2 ndeshje.
 
Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe pranimi i kërkesës së Ernest Gjoka për pagat kur drejtoi Flamurtarin.

"Detyrohet Flamurtari të ekzekutojë vendimet përkatëse të DHKZK brenda një afati 30 ditor duke nisur nga data e shpalljes së vendimit.

Paralajmerohet Flamurtari se me kalimin e afatit 30 ditor do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplines Sportive: Zbritje e pikeve nga klasifikimi"
.

Ernest Gjoka pretendon 4.5 milionë lekë nga puna si trajner në drejtimin e Flamurtarit, por drejtuesit e klubit të Vlorës nuk pranojnë një gjë të tillë.

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 14.10.2016

                                         VENDIM

 
I mbajtur sot me date14 Tetor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.
 
                                         VENDOSI:
1.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqindmije) lek.
2.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesedhjetemije) lek si dhe paralajmërohet se në rast përseritje do të përshallëzohen masat e denimit.
3.Zyrtari i KF “Kukësi”, Ernest Gjoka, për proteste ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te Nenit 56/1/a, denohet me gjobe ne masen 100.000(njeqindmije) lek dhe pezullohet nga aktiviteti per 2(dy) ndeshje.
4.KF “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe deshtim ne permbushjen e pergjegjesive , në bazë te Nenit 66/1 dhe 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqindmije) lek si dhe paralajmërohet se në rast përseritje do të përshallëzohen masat e denimit.
5.Lojtari i KF “Iliria”, Niku Vocaj, për sjellje të keqe ndaj zyrtareve te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Zyrtari i KF “Besa”, Ndricim Kashami, për proteste ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te Nenit 56/1/a, denohet me gjobe ne masen 100.000(njeqindmije) lek dhe pezullohet nga aktiviteti per 2(dy) ndeshje. Ne aplikim te Nenit 136/1/a, masa e gjobes reduktohet me 50%.
7.Lojtari i KF “Erzeni”, Sulejman Hoxha, për sjellje te keqe ndaj kundershtarit me loje te rende, ne baze te nenit 48/1/b, denohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Zyrtari KF “Beslidhja”, GledisLani, për proteste ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te Nenit 56/1/a, denohet me gjobe ne masen 100.000(njeqindmije) lek dhe pezullohet nga aktiviteti per 2(dy) ndeshje. Ne aplikim te Nenit 136/1/a, masa e gjobes reduktohet me 50%.
9.KF “Sopoti”, për dështim ne permbushjen e pergjegjesive, ne baze te Nenit 65/1 te KDS , denohet me gjobe ne masen 50.000 (pesedhjetemije) lek.Ne aplikim te Nenit 136/1/a, masa e gjobes reduktohet me 50%.
10.Zyrtari i KF “Olimpik” U-17 , Albert Bozhani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Pranimin e kerkeses se ish zyrtarit Ernest Gjoka. Detyrohet FK “Flamurtari” te ekzekutoje vendimet perkatese te DHKZK brenda nje afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes se vendimit. Paralajmerohet FK “Flamurtari”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do te merren masat perkatese ne baze te Kodit te Disiplines Sportive: Zbritje e pikeve nga klasifikimi.
 
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.
                                 Komisioni i Disiplines
 
Kryetar                                 Anetar                               Anetar
Ardian Haci                     Sajmir Xhuglini                       Ilir Lame



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat