Disiplina i 'kyç' stadiumin Vorës, Apolonia dënohet për goditjen e arbitrit

Disiplina i 'kyç' stadiumin Vorës, Apolonia dënohet për goditjen e arbitrit

Goditja e arbitrit në Fier

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet në bazë të javës së fundit të zhvilluar në futbollin shqiptar. Apolonia, për mos marrjen e masave të duhura, aty ku u godit me stol arbitri Blerim Ziri, është dënuar me gjobë, e cila do aplikohet në masën 50 përqind. Nga ana tjetër, Vora është dënuar edhe me katër ndeshje pa tifozë, veç gjobës. Dënime edhe në Kategorinë e Dytë te Veleçiku, teksa me katër ndeshje për shkak të dhunës është dënuar edhe futbollisti i Flamurtarit, De Oliveira.

Vendimet e plota:

  1. FK Apolonia, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 17/1/b, 17/1/c dhe 17/1/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  2. KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe duke hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 3/b,  17/2/a, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  3. Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i KSSH Veleçiku, Besard Cokaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i KSSH Veleçiku, Redmir Lopci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Lushnja, Marius Sula, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.
  7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Gojardo Xeka, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.
  8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Besëlidhja, Klejdi Dibra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikes.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI