Disiplina jep 44 vendime, pezullohet zyrtari i Superligës! Dënohen Skënderbeu dhe Bylis

Disiplina jep 44 vendime, pezullohet zyrtari i Superligës! Dënohen Skënderbeu dhe Bylis

Disiplina

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet në bazë të javës së fundit të aktivitetit. Plot 44 vendime nga Disiplina, që më së shumti ka parë probleme te moshat.

Sa i takon Superligës, Skënderbeu është dënuar me gjobë për shkak të sjelljes jo të duhur nga tifozët. Nga ana tjetër, zv.presidenti i Laçit, Kleo Laska është pezulluar me katër ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të sfidës.

Në Kategorinë e Parë kryesuesit e Bylis shohin zyrtarin Arbër Sino të pezulluar me dy ndeshje.

Vendimet:

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KF Bylis, Arbër Sino,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF Gramshi, Lorenco Hasani,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Zyrtari i KF Iliria, Nazmi Selmani,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. KF Shkumbini, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të lojtarëve, duke vonuar fillimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
  7. Lojtari i FK Memaliaj, Qamil Skënderaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i FK Përmeti, Albi Balliu,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i Eagle Football, Klodian Shehu,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Klikoni KËTU për vendimet e plota:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë