Disiplina jep vendimet, dënohet Gramozi dhe Luzi

Disiplina jep vendimet, dënohet Gramozi dhe Luzi

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ku ka dhënë dënimet e radhës

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të futbollit ka dhënë dënimet e radhës, që në fakt, lidhen me kategoritë inferiore, sepse Superiorja nuk luajti fundjavën që shkoi. Përveç dënimit të Shkumbinit me 3 pikë, bie në sy dënimi i një zyrtari të Luzit dhe dënimi me 4 ndeshje i fushës së Gramozit për shkak të sjelljes së tifozëve.

Ja vendimet e sotme të Disiplinës:

KF “Shkumbini”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe për përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse. Ekzekutimi i këtij dënimi do të fillojë menjëherë pas përfundimit të ekzekutimit të dënimit të mëparshëm ,sipas vendimit Nr.07, datë 08.03.2018 të Komisionit të Disiplinës.
Zyrtari i KF “Luzi 2008”, Gëzim Bushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20/1 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.
KF “Gramozi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/3.b) të KDS, dënohet 4(katër) ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.
Lojtari i KF “Besa” U-17, Dritan Murrizi për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20/1 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës. Lojtari i ekipit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Silvio Cela,për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i ekipit “Zonja e Këshillit të Mirë”,Aurel Meminaj, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i KF “Rubiku”,Armand Marku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i KF “Rubiku”,Armand Shtija , për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS ,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Laci” U-19, Henrik Bruka, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm