Disiplina me dorë të hekurt për dhunën ndaj arbitrit, Shkumbini zbret një kategori më poshtë

Klubi i Shkumbinit e ka mbyllur sezonin më herët se çdo skuadër tjetër. Për shkak të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen me Dinamon, disiplina ka dënuar peqinasit me përjashtim nga çdo aktivitet futbollistik për këtë sezon si dhe për pasojë zbritjen në një kategori më poshtë.

Gjithashtu Disiplina e ka dënuar Shkumbinin edhe me një gjobë prej 1 mln lekë të reja. Përveç klubit për të njëjtën akuzë e ka pësuar rëndë edhe futbollisti Andi Bakiasi, i cili është përjashtuar përjetë nga aktvitetet e zhvilluara nga FSHF. Si rrjedhojë e ngjarjeve ndeshja me Dinamon është humbur 0-3 në tavolinë.

Ky vendim është i ngjashëm me atë të sezonit të shkuar ndaj kamzës që e pësoi në të njëjtën mënyrë. Klubi i drejtuar nga Naim Qarri në atë kohë u dënua me zbritjen nga kategoria për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti.

Përsa i përket vendimeve të tjera Disiplina nuk ka kaluar në heshtje as sherrin në Durrës në ndeshjen Teuta-Partizani. Për shkak të agravimit të situatës jashtë kufijve sportive dy futbollistë të Teutës Fabjan Beqja dhe Amer Duka, si dhe dy futbollistë të Partizanit Ëilliam Cordero dhe Boldor, janë dënuar me pesë ndeshje përjashtim.

Vendimet e Disiplinës

1. KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF Dinamo, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit si dhe kërcënimin e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 10/1/o, 31, 57/2, 63/1/b, 63/1/c, 63/1/e, 64/1, 62/2 dhe neni 65 të KDS dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonet 2019-2020 si dhe gjobë në masën 1.000.000 leke. Në bazë të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Në bazë të nenit 28 të KDS, zbritjen e KF Shkumbini në një kategori më të ulët, në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë.

Në bazë të nenit 57/2 të KDS, KF Shkumbini, humbet ndeshjen kundër KF Dinamo, në tavolinë me rezultatin 0-3 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.

2. Lojtari i KF Shkumbini, Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 11/f), 48/1/b), 57/1 të KDS, dënohet me përjashtimin përjetë nga çdo aktivitet futbollistik i organizuar nga FSHF.

3. Lojtari i KF Teuta Fabjan Beqja, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Partizani, Ëilliam Cordeiro, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF Teuta, Amer Duka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i KF Partizani Deian Boldor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF Besëlidhja për sjellje të gabuar të spektatoreve në bazë të Nenit 65/3/c dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 Lekë. Ne aplikim të Nenit 116/1/a te KDS ne masën 50 %

8. KF Turbina për sjellje të gabuar të spektatoreve në bazë të Nenit 65/4/b të KDS dënohet me zhvillim e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

9. Lojtari i KF Ada Arsen Lingata për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/b të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

10. KF Mirdita në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

11. Zyrtari i KF Laçi U-17 Ylber Zani për protestë me xheste ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Nenit 55/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

12. Lojtari i KF Teuta U-17 Klajdi Muzhaqi për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

13. Zyrtari i FC Flamurtari U-17 Mardian Kacolli për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a) të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i FC Flamurtari U-17 Memo Dhrami për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtareve te ndeshjes ne baze te Nenit 47/1/d dhe 48/1/a te KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

15. Lojtari i SH.S.Pepa U-17 Marsildo Çerri për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/f te KDS dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

16. Lojtari i SH.S Pepa U-17 Kristi Dhima për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

17. Sh.S Pepa U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

18. Lojtari i Spartaku U-17 Markelian Plaku për sjellje josportive ndaj zyrtareve të ndeshjes në bazë të Nenit 48/1/a dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

19. KF Shënkolli U-15 për mosparaqitje në ndeshjen kundër Akademia në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF, Nenit 30/1 te KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i hiqen 3 pikë në klasifikim nga pikët e grumbulluara. Ekipi i KF Shënkolli U-15 në bazë të Nenit 12/1 të KDS paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes, në bazë të nenit 86/2/e të Rregullores së FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do zbresë një kategori më poshtë.

20. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besa U19, Flavio Meçja, pezullimin e pjesës së mbetur të masës disiplinore;

21. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besa U19, Alfonso Ligeja, pezullimin e pjesës së mbetur të masës disiplinor

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 20/12/2019 15:57

    Jo nuk eshte dore e hekurt por nje dore e thjeshte per njerzit qe kane llogjike dhe dore e hekurt per idiotet.

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/12/2019 17:18

    Dore e hekurt vetem për shkumbinin? Por për bajgat e superiores? A mafje mafje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare