Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka pezulluar me gjashtë ndeshje trajnerin dhe presidentin e Dinamos.

Ilir Daja dhe Ardian Bardhi u përfshinë në protesta pas humbjes me Vllazninë, madje kreu i Dinamos goditi Tefik Osmanin, drejtorin e Vllaznisë.