Disiplina me 'dorë të rëndë', miliona lekë gjobë Tiranës dhe Partizanit pas derbit! Dëmshpërblim edhe për 'Air Albanian'

Disiplina me 'dorë të rëndë', miliona lekë gjobë Tiranës dhe Partizanit pas derbit! Dëmshpërblim edhe për 'Air Albanian'

Foto ilustruese

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka nxjerrë vendimet në bazë të javës së fundit të luajtur në futbollin shqiptare. Për derbin Tirana - Partizani, të dyja klubet janë urdhëruar të dëmshpërblejnë dëmet e "Air Albania" dhe veç kësaj edhe me gjoba të majme. Tirana duhet të paguajë 4 milionë lekë të vjetër për sjelljen e gabuar të tifozëve, ndërsa Partizani 3 milionë lekë të vjetër. Dënime edhe për Skënderbeun, teksa nuk kanë munguar gjobat në kategoritë e tjera dhe te moshat.

Vendimet e plota:

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke sjellë mungesë të rregullit dhe disiplinës në stadium, duke ofenduar tifozerinë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c, 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  1. FK Tomorri, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes të masave organizative, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
  2. Lojtari i FK Tomorri, Erald Hyseni, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/e të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Lojtari i FC Lushnja, Lauren Ismailaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i KS Delvina, Donald Mehmeti, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Zyrtari i KF Valbona, Alfred Allamani, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i KF Vllaznia U-21, Mirsad Zahi, për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. KF Teuta U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë Superiore U-21, kundër AF Elbasani U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  8. Lojtari i KF Tirana U-15, Glen Gugalli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Evans Cuni, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i KF Laçi U-17, Kledis Marku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. Lojtari i FK Partizani U-19, Denard Mesut, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  12. Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  13. Zyrtari i KF Vora, Ervin Kajo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. Lojtari i KF Vora, Kevin Dalipi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Butrinti, Ardit Jaupaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Devis Meçollari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC Futsal, Karlo Kalus, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Skënderbeu U-17, Kristian Agolli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:36
Sulmoi fizikisht arbitrin, Disiplina bën shembull lojtarin e Vllaznisë! E dënon me 15 ndeshje


Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka bërë shembull lojtarin e Vllaznisë U-21. Mirsad Zahi është dënuar me 15 ndeshje pezullim pasi në sfidën e fundjavës kundër moshatarëve të Tiranës, dhunoi arbitrat e ndeshjes. Sfida foli për kryeqytetasit dhe u fitua prej tyre 3-1, teksa lojtari i Vllaznisë është bërë protagonist për keq duke u bërë shembull. Kryesor i takimit ishte Granit Sulko.

"Lojtari i KF Vllaznia U-21, Mirsad Zahi, për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë", thuhet në vendimin e Disiplinës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë