GOLAT/ S'ka fitues në derbi, Tirana dhe Partizani barazojnë 1-1 mes tensionit e përleshjeve! Dinamo 'fundos' Laçin, Kukësi e Teuta ndahen në paqe

GOLAT/ S'ka fitues në derbi, Tirana dhe Partizani barazojnë 1-1 mes tensionit e përleshjeve! Dinamo 'fundos' Laçin, Kukësi e Teuta ndahen në paqe

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi javën e 15-të. Gjithçka këtë të dielë nisi në orën 13:30, me Kukësin dhe Teutën që barazuan 0-0. Në Durrës me fillim nga 16:00 Dinamo mundi 2-0 Laçin, ndërsa në 19:00 gjithë vëmendja ishte në "Air Albania", me Tiranën dhe Partizanin që barazuan 1-1 në derbi. Ndeshja në kryeqytet filloi me tetë minuta vonesë, kjo për shkak të tifozëve që ndezën shumë flakadanë dhe tymi bëri që dueli të vonohej në nisje me disa minuta. Edhe në fundin e ndeshjes pati përleshje mes tifozëve dhe u desh ndërhyrja e Forcave Speciale.

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 në derbin e 172 të kryeqytetit. Për javën e 15-të të Superligës në futboll, sfida e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në "Air Albania" i kishte të gjitha. Tension nga tribuna, përplasje në fushë, gola, raste dhe kartona.

Sfida nisi me tetë minuta vonesë dhe për këtë u kujdesën tifozeritë, që ndezën një arsenal të vërtetë flakadanësh, me tymin që u bë pengesë për fillimin normal të sfidës. Pas fërshëllimës së parë, Tirana kontrolloi lojën dhe pati disa raste.

Ishte Florent Hasani që në minutën e 28-të kaloi bardheblutë në epërsi, duke dërguar pjesën bardheblu të stadiumit në festë. Më pas, në minutat 32 dhe 34 kishte tension, me tifozët që u bënë protagonistë duke hedhur sende të forta në fushë.

Të lënduar mbetën Najdovski dhe Qirko, teksa arbitri Juxhin Xhaja ftoi dy kapitenët për të folur me ultrasit, duke dhënë sinjalin se nëse situata vijonte do detyrohet të ndërpriste sfidën. Pas vijimit të lojës dhe me shtatë minuta shtesë, pjesa e parë u mbyll 1-0 për bardheblutë.

Fraksioni i dytë nisi me grintë, teksa sërish bardheblutë e filluan mirë. Latifi humbi një rast të pabesueshëm te Tirana. Në vijimin e lojës dhe konkretisht në të 69 minutë Doka dhe Rrapaj u përplasën mes tyre, me sherrin që përfshiu kampet. Vetëm të verdhë për dy lojtarët.

Duhej minuta e 80-të që i sapofuturi Albers Keko të vendoste ekuilibrat për 1-1 me një goditje fluturimthi. Më pas Përgjoni gaboi te Tirana, ndërsa e gjithë ndeshja u mbyll 1-1. Tirana ka 14 muaj pa sukses në derbi dhe fitorja e fundit ishte në 2 tetorin e 2022 me dopietën e Xhixhës. Ndërkohë Partizani ka tre barazime radhazi në kampionat. Në fundin e javës së 15-të është Egnatia me 33 pikë që kryeson, ndjekur nga Partizani me 29 pikë (një ndeshje më pak) dhe Tirana me 22 pikë.

Pas fërshëllimës së Juxhin Xhajës në tribuna ka nisur një duel tjetër, me tifozët e dy kampeve që janë përplasur mes tyre. Edhe pse në distancë, duhej ndërhyrja e Forcave Speciale që situata të qetësohej. Nga pamjet e Report Tv duket se janë shumë stola të thyer, ndërsa tifozët sulmojnë palën kundërshtare me sende të forta. Ndërkohë që në tribuna u dukën edhe flakët. 13 mijë tifozë u raportuan në "Air Albania".

Në "Kukës Arena", Kukësi dhe Teuta barazuan 0-0 për raundin e 15-të në Superligë. Dueli u karakterizua nga raste shënimi, teksa verilindorët më shumë se 50 minuta i luajtën me dhjetë lojtarë. Mbrojtësi Franci Lala u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 39-të. Edhe pse me një lojtar më pak, ekipi i Stavri Nicës rezistoi, me trajnerin që në fund u shpreh i pakënaqur për arbitrimin. Kukësi me dy barazime radhazi shkon në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Teuta me 13 pikë mban vendin e fundit. Pas dy humbjeve, djemtë e Edi Martinit marrin një pikë, teksa prej gjashtë ndeshjeve nuk njohin fitore.

Në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, Dinamo fitoi 2-0 kundër Laçit për javën e 15-të të Superligës. Një gol në secilën pjesë për djemtë e Dritan Mehmetit, që pas sukseseve në pesë ndeshjet e fundit e kanë marrë veten edhe në klasifikim. Ishte minuta e 44 kur Andoni zhbllokoi shifrat, ndërsa në të 90 minutë Patrik Bardhi "vulosi" gjithçka. Me 19 pikë Dinamo shkon në vendin e pestë, duke lënë Laçin me 16 pikë në pozitën e tetë, me dy humbje radhazi. Shtatë ndeshje pa fitore ka skuadra e Mirel Josës.

Superliga, java 15-të:

E shtunë:

Egnatia 3-0 Vllaznia

Skënderbeu 1-0 Erzeni

E dielë:

13:30 Kukësi 0-0 Teuta

16:00 Dinamo 2-0 Laçi

19:00 Tirana 1-1 Partizani

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
'Partizani shënoi në mundësinë e vetme', Ahmataj i Tiranës: Finalizimi ynë ishte i dobët

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj foli pas derbit kundër Partizanit të mbyllur 1-1. Për javën e 15-të në Superligë, dy skuadrat ndanë nga një pikë. Ahmataj nuk është i kënaqur me finalizimin e mundësive nga të tijtë, teksa shton se Partizani shënoi në rastin e vetëm të krijuar.

"Derbet janë gjithmonë të vështira, e kishim studiuar mirë kundërshtarin. Më pëlqeu loja e skuadrës. Finalizimi ishte i dobët, kishim mundësi të pastra për të shënuar, mund ta kishim mbyllur ndeshjen. Jam i mërzitur, sepse duhet t’i gëzonim tifozët tanë dhe familjet tona.

Ky është futbolli, me një mundësi që pati kundërshtari u shënua gol. Nuk duhet të ulim ritmin, ky presionin na bën mirë, kjo duhet të vazhdojmë në javët në vazhdim dhe duhet të risim nivelin e performancës. Kundërshtari do shtynte më lartë në pjesën e dytë dhe duhet të ishim më të kujdesshëm, në pjesën e dytë na u krijuan 3-4 mundësi të pastra për të shënuar, sepse kundërshtari u ngrit lartë", tha Ahmataj për MCN.

Ora 21:51
'Tre lojtarë s'duhet të ishin në fushë', Arbër Abilaliaj: Kam rezerva për arbitrimin

1699647891_arberabilaliaj.jpg
Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 15-të në Superligë. Derbi i kryeqytetit u komentua edhe nga Arbër Abilaliaj, trajneri i Partizanit. Vlonjati e kishte me arbitrin dhe me disa nga të tijtë.

"Nuk jam i kënaqur me një pikë, por ky është futbolli. E rëndësishme është që derbin mos ta humbasësh. Për pikën nuk jam i kënaqur, pasi nuk na bënë asnjë punë. Nuk jam i kënaqur sesi interpretuan disa lojtarë. Disa gjëra kam dhe me arbitrimin pasi loja efektive u luajt vetëm 20 minutat e pjesës së parë.

Na mungonin disa elementë në qendrën e mbrojtjes. Bintsouka ishte gjysmë gati, ashtu edhe Sembene. Cara nuk duhej të luante, por i kishim marrë këto kosto. Pastaj në pjesën e dytë kaluam ofensivë me 3-4-3. Duke patur parasysh që ishim të shqetësuar për mbrojtjen, më shumë se 25 minuta nuk kishim se çfarë të humbisnim.

Tirana nuk arriti të mbante intensitetin e lojës. Kam përshtypjen që 3 lojtarë nuk do të ishin në fushën e lojës. Por nëse nuk do i aktivizonim do të ishim të cunguar në pjesën e dytë. Duhet ta nisnim me lojtarë që ishin pa dhimbje dhe pa probleme dhe s’do kishim alternativa për pjesën e dytë", tha Abilaliaj për MCN.

Ora 21:27
VIDEO/ Përplasen tifozët pas derbit Tirana - Partizani, zjarr në 'Air Albania'! Në tribuna Forcat Speciale

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e  15-të në Superligë. Pas fërshëllimës së Juxhin Xhajës në tribuna ka nisur një duel tjetër, me tifozët e dy kampeve që janë përplasur mes tyre.

Edhe pse në distancë, duhej ndërhyrja e Forcave Speciale që situata të qetësohej. Nga pamjet e Report Tv duket se janë shumë stola të thyer, ndërsa tifozët sulmojnë palën kundërshtare me sende të forta.

Ndërkohë që në tribuna duken edhe flakët dhe siç shihet është djegur një stol.

 

Ora 21:10
VIDEO/ Gola, kartona dhe përleshje mes tifozëve! Tirana 1-1 Partizani, bardheblutë 14 muaj pa fitore në derbi! Forcat Speciale në tribuna

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 në derbin e 172 të kryeqytetit. Për javën e 15-të të Superligës në futboll, sfida e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në "Air Albania" i kishte të gjitha. Tension nga tribuna, përplasje në fushë, gola, raste dhe kartona.

Sfida nisi me tetë minuta vonesë dhe për këtë u kujdesën tifozeritë, që ndezën një arsenal të vërtetë flakadanësh, me tymin që u bë pengesë për fillimin normal të sfidës. Pas fërshëllimës së parë, Tirana kontrolloi lojën dhe pati disa raste.

Ishte Florent Hasani që në minutën e 28-të kaloi bardheblutë në epërsi, duke dërguar pjesën bardheblu të stadiumit në festë. Më pas, në minutat 32 dhe 34 kishte tension, me tifozët që u bënë protagonistë duke hedhur sende të forta në fushë.

Të lënduar mbetën Najdovski dhe Qirko, teksa arbitri Juxhin Xhaja ftoi dy kapitenët për të folur me ultrasit, duke dhënë sinjalin se nëse situata vijonte do detyrohet të ndërpriste sfidën. Pas vijimit të lojës dhe me shtatë minuta shtesë, pjesa e parë u mbyll 1-0 për bardheblutë.

Fraksioni i dytë nisi me grintë, teksa sërish bardheblutë e filluan mirë. Latifi humbi një rast të pabesueshëm te Tirana. Në vijimin e lojës dhe konkretisht në të 69 minutë Doka dhe Rrapaj u përplasën mes tyre, me sherrin që përfshiu kampet. Vetëm të verdhë për dy lojtarët.

Duhej minuta e 80-të që i sapofuturi Albers Keko të vendoste ekuilibrat për 1-1 me një goditje fluturimthi. Më pas Përgjoni gaboi te Tirana, ndërsa e gjithë ndeshja u mbyll 1-1. Tirana ka 14 muaj pa sukses në derbi dhe fitorja e fundit ishte në 2 tetorin e 2022 me dopietën e Xhixhës. Ndërkohë Partizani ka tre barazime radhazi në kampionat. Në fundin e javës së 15-të është Egnatia me 33 pikë që kryeson, ndjekur nga Partizani me 29 pikë (një ndeshje më pak) dhe Tirana me 22 pikë.

Pas fërshëllimës së Juxhin Xhajës në tribuna ka nisur një duel tjetër, me tifozët e dy kampeve që janë përplasur mes tyre. Edhe pse në distancë, duhej ndërhyrja e Forcave Speciale që situata të qetësohej. Nga pamjet e Report Tv duket se janë shumë stola të thyer, ndërsa tifozët sulmojnë palën kundërshtare me sende të forta. Ndërkohë që në tribuna duken edhe flakët.

 

Ora 19:48
VIDEO/ Tifozët godasin Najdovskin dhe Qirkon, ndalet derbi Tirana - Partizani! Xhaja paralajmëron ndërprerjen e sfidës

Tirana po fiton 1-0 kundër Partizanit në derbin e kryeqytetit që nisi me tetë minuta vonesë për shkak të flakadanëve (19:08) në Air Albania. Derbi i kryeqytetit u ndal sërish në minutat 32 dhe 34 për shkak se të dyja tifozeritë u bënë protagonsite. Copa stolash dhe sende të forta fluturuan nga tribunat, me Najdovskin e Tiranës dhe Qirkon e Partizanit që mbetën të dëmtuar. Kryesori Juxhin Xhaja thirri kapitenët për të folur me tifozët dhe duket se ka paralajmëruar një ndërprerje në rast se situata përsëritet. Tirana po fiton 1-0 me gol të Florent Hasanit në minutën e 28-të.

 

Ora 19:10
VIDEO/ 'Digjet' stadiumi, tifozët vonojnë nisjen e derbit Tirana - Partizani! Futbollistët mesazh kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave


Tirana dhe Partizani duhet të fillonin derbin në "Air Albania" në orën 19:00, por diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi tifozët kanë ndezur një numër të madh flakadanësh, duke e bërë të pamundur nisjen. Për shkak të tymit të shkaktuar nga tifozët e Tiranës, arbitri Juxhin Xhaja priti tetë minuta për të filluar sfidën. Në nisje të duelit futbollistët dhanë një mesazh kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, teksa kishin veshur të gjithë fanella ngjyrë portokalli. Dueli filloi me tetë minuta vonesë.

Ora 18:51
VIDEO/ Tifozi i Tiranës djeg shallin e Partizanit në 'Air Albania'


Derbi Tirana - Partizani merr jetë sot në 19:00 në "Air Albania", sfidë që vlen për javën e 15-të në Superligë. Tifozët tanimë kanë mbushur impiantin, ndërsa nuk kanë munguar incidentet. Një tifoz i Tiranës, në dukje disi në moshë ka djegur një shall të Partizanit. Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrfikësat dhe gjithçka ka kaluar.

Ora 18:12
Derbi numër 172 në Superligë, formacionet zyrtare të Tirana - Partizani

Tirana dhe Partizani do përballen sot në 19:00 në "Air Albania" për derbin numër 172 mes tyre në Superligë. Si trajneri Julian Ahmataj dhe Arbër Abilaliaj kanë bërë edhe vendosjet në fushë. Sfida vlen për raundin e 15-të në Superligën e këtij sezoni, ndërsa në duelin e fazës së parë "Demat" fituan 2-1 kundër bardhebluve. Pritet që stadiumi në Tiranë të jetë i mbushur me afro 18 mijë tifozë. Arbitron Juxhin Xhaja.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Abdullahu, Doka, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni, Lushkja, Deliu, Meta, Latifi, Abazaj, Hasani Trajner: Julian Ahmataj

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Sembene, Hadroj, Murataj, Rrapaj, Maget, Mehmeti, Cara, Taipi, Bintsouka Trajner: Arbër Abilaliaj  

Ora 18:01
VIDEO/ Laçi në 'rënie të lirë', Dinamo e mposht 2-0 në Durrës

laci.png" style="height:478px; width:780px" />

Në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, Dinamo fitoi 2-0 kundër Laçit për javën e 15-të të Superligës. Një gol në secilën pjesë për djemtë e Dritan Mehmetit, që pas sukseseve në pesë ndeshjet e fundit e kanë marrë veten edhe në klasifikim. Ishte minuta e 44 kur Andoni zhbllokoi shifrat, ndërsa në të 90 minutë Patrik Bardhi "vulosi" gjithçka. Me 19 pikë Dinamo shkon në vendin e pestë, duke lënë Laçin me 16 pikë në pozitën e tetë, me dy humbje radhazi. Shtatë ndeshje pa fitore ka skuadra e Mirel Josës.

Ora 16:35
Stavri Nica: Çdo ndeshje me një lojtar mangut, vendime që na vështirësojnë

1701193303_stavrinica.jpg
Trajneri i Kukësit, Stavri Nica foli pas barazimit 0-0 që të tijtë morën me Teutën për javën e 15-të në Superligë. Tekniku korçar e ka me gjykimin, duke thënë se në çdo sfidë të tijtë marrin kartona të kuq.

"Si shkoi ndeshja jam i kënaqur. Duhet të fusim logjikën e punës, luajmë çdo ndeshje me nga një lojtar mangut. Nuk e di, vendime të tilla specialistët mund t’i gjykojnë më mirë. Por këto vendime na fusin shumë në vështirësi. Çunat duhen lavdëruar, pasi edhe me një forcë më pak ia dolën.

Ata duhet të vrapojnë dyfish për të plotësuar edhe boshllëkun dhe për këtë i lavdëroj. Mesa duket në këtë kampionat Kukësi duhet të luaj vetëm me 10 lojtarë. Pra Kukësi është i dhjetë lojtarëve. Pika është pikë dhe vlen pasi jemi grupuar disa ekipe. Siç thotë populli: qesh buza hundën. Kjo është situata, nëse më kuptoni", tha Nica.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve