“Diskuri i Berishës fyen inteligjencën e shqiptarëve me përrallat që tregon”

“Diskuri i Berishës fyen inteligjencën e shqiptarëve me përrallat që tregon”

Sali Berisha

Kuvendi i dates 18 mund te kishte shume te meta, por ishte vite drite larg me njerezor, me qytetar, me serioz dhe me i arsyeshem sesa ai i dates 11. Ne fund te fundit ai kishte disa fjalime te mira, te arsyeshme, te kthjellta, te artikuluara mire dhe me nje sens realizmi per ta shpetuar PD-ne.

Figurat qe folen, me te mirat dhe te metat e tyre, jane njerez normale, ndryshe nga nje armate qeniesh prehistorike te majmura prej 30 vitesh ne pushtet, qe mbeshtesin foltoren.

Kuvendi i dates 11 ishte arena e nje lukunie qeniesh te inatosura, me mendje te erresuar qe dijne vetem te sulmojne gjithcka qe u del perpara. Mjaft te shohesh gjuhen e Berishes. Ai flet per armiq, tradhetare, komplote, konspiracione, qe shkojne deri ne amerike.

Ne gjuhen e tij dhe ndjekesve te tij ka akuza penale, diskualifikim te kundershtarit, lincim, shpifje, hakerrim, cinizem, fyerje, perqeshje. Berisha duket se i perket nje menyre te te berit politike qe i ka ikur koha prej vitesh. Ai kerkon te ktheje kohen mbrapsht duke na mbajtur te ngujuar ne nje epoke qe e ka vendin ne muze.

Diskuri i z. Berisha, nder te tjera fyen inteligjencen e publikut me perrallat qe tregon.

Ai thote se njeriu i tij me i afert u zbulua brenda nje dite se paskesh qene komplotist me armiqte e PD-se per te mbajtur Ramen ne pushtet. Ai i ngrefoset vete SHBA-ve duke i kerkuar heqjen e non gratas ndersa thote se ambasadorja e tyre paska nje axhente te dyfishte. Kjo eshte pak ta quash qesharake.

Pyetja shtrohet, a eshte doktori ne nje gjendje te tille disekuilibri mendor? Nuk besoj. Per mua ai eshte thjesht ne hall dhe i duhet te sajoje marrezira te tilla per te krijuar nje gjendje cmendurie kolektive si kjo, ne menyre qe te shpetoje lekuren e vet.

E keqja eshte se kjo cmenduri suportohet, pervec medias se tij, edhe nga pjesa derrmuese e mediave te oligarkeve, te cilet tashme duket se e kane kuptuar se Berisha eshte filli qe mban stanjacionin ne fuqi, me keputjen e te cilit do te rrezikohen edhe pozicionet e tyre.

Megjithate Berisha do te rrezohet. Kushdo qe shpreson qe ai do mbijetoje gabohet. Sesa do zgjase agonia nuk mund ta them, por fundi eshte i qarte.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alba: 20/12/2021 05:46

    "Nje armate qeniesh prehistorike te majmura prej 30 vitesh ne pushtet, qe mbeshtesin foltoren": Po keta prehistoriket e PS jane me brire apo pa brire????

    Përgjigju
  • Cakalli: 19/12/2021 20:20

    Berishe mish per hienat e sorrat vlen.

    Përgjigju
  • Muzaka i ri: 19/12/2021 18:37

    Bravo Mertiri gjithmon i sakte, bukur e ke thene qe i ngrefoset Amerikes, ngrefosje mengjezi eshte mos u beni merak, sa te shkoj ne tualet cngrefoset.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë