TIRANË - Përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit së bashku me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, organizuan në Gjirin e Lalëzit një takim konsultativ me grupet e interesit dhe komunitetin, si pjesë e procesit të përgatitjes për sezonin e ardhshëm turistik veror. Në takim u diksutua mbi standartizimin, kriteret dhe standardet që duhet të përmbushë një stacion plazhi për certifikimin "Blue Flag". Mes të tjerave u diskutua edhe mbi problemin e erozionit dhe dallgëthyesëve në vijën bregdetare. Gjate debatit folën specialiste shkencore duke dhënë përvojën e vendeve të zhvilluara në mbrojtjen e vijave bregdetare. /ATSH/
/Shqiptarja.com











