TIRANE- Takimi i parë i shoqatave të ish pronarëve me Ministrinë e Drejtësisë dhe AKKP, për diskutimin e ndryshimeve në ligjin për kompensimin e pronave nuk ka prodhuar asgjë konkrete, nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret përveç faktit që shoqatat e kanë përkufizuar draftin antikushtetues.

Sipas Myrshit Vorbsit, të Shoqatës Pronësi me Drejtësi, fakti që pronarët u njohën me draftin vetëm pak ditë përpara publikimit të tij, ndërkohë që të gjitha institucionet shtetërore kanë aprovuar ndryshimet ligjore, lë pak vend për të shpresuar se Qeveria do të marrë parasysh qëndrimet e pronarëve. “Draftligji është shqyrtuar në të gjitha institucionet shtetërore që merren me çështjen e pronës, të cilat edhe e kanë miratuar. Kështu që ndryshimet janë bërë fakt i kryer” thekson Myrshit Vorbsi, duke i cilësuar si antikushtetuese ndryshimet ligjore.