Diskutimet për situatën në Siri
Putin anulon vizitën në Francë

Diskutimet për situatën në Siri<br />Putin anulon vizitën në Francë
Situata në lindje të Alepos është e tmerrshme.

Përfaqësuesja e UNICEF në Siri, Hana Singer deklaron se shumë shkolla e spitale janë goditur nga sulmet dhe se për shkak të mungesës së shërbimeve e strukturave shëndetësore mjekët nuk janë në gjendje të trajtojnë të gjithë. E fundit është bombardimi i sotëm në një shkollë fillore ku mbetën të vrarë 5 fëmijë.

"Për këtë arsye, shumë fëmijë braktisen në fatin e tyre tragjik. Dimë se kanë mbetur vetëm 30 mjekë dhe se mbi 100 fëmijë kanë mbetur të vrarë,” shpjegon Singer duke shtuar se ekziston një frikë konstante nga vdekja dhe se kjo është kriza më e rëndë humanitare e të gjitha kohërave”.

Ndërkohë, Franca ka njoftuar se do t’i kërkojë gjykatës ndërkombëtare të krimeve në Hagë të zhvillojë hetime për krime të mundshme luftë në Alepo. E për këtë arsye mesa duket presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka anuluar vizitën në Francë ku do të diskutohej edhe situata në Siri.

Akuzat për krime lufte janë ngritur më herët nga Kombet e Bashkuara dhe nga Uashingtoni. Por Moska zyrtare vijon të mohojë se ka sulmuar civilët. Ata thonë se akuzat e ngritura janë të pabaza, pasi shënjestër e avionëve luftarak rus janë vetëm grupet terroriste që operojnë në Siri.

Që prej fillimit të ofensivës ushtarake në 22 shtator, disa ditë pas dështimit të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA dhe Rusia, të paktën 290 persona, 57 prej të cilëve fëmijë, janë vrarë në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Ndërsa mediat publikojnë shkatërrimet dhe atë çka ka mbetur pas bombardimeve në Alepo.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011