1769155400_volodymyrzelensky.webp

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas përfundimit të bisedimeve trepalëshe në Abu Dhabi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky i cilësoi bisedimet konstruktive, teksa tha se ‘u diskutua shumë’ për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Fokusi qendror i diskutimeve ishin mbi dakordësinë e mundshme për përfundimin e luftës”, shkroi mes të tjerash Zelensky.

"E vlerësoj shumë mirëkuptimin e nevojës për monitorimin dhe mbikëqyrjen amerikane të procesit të përfundimit të luftës dhe ruajtjen e sigurisë së Ukrainës", shtoi Zelensky.

Lideri ukrainas tha gjithashtu se, me kusht që të ketë gatishmëri për të ecur përpara, takime të mëtejshme mund të zhvillohen që javën e ardhshme.

"Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë", përfundoi Zelensky shkrimin e tij.


Lajmi kryesor:

Samiti trepalësh në Abu Dhabi mbyll ditën e parë pa përparim konkret/ Rusia këmbëngul në kontrollin e plotë të Donbasit, Ukraina e quan çështjen territoriale thelbësore për paqen