Në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan u zhvillua mbrëmë një seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Gjatë diskutimit aty u përmend edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili u përshkrua nga të pranishmit si person “pengues” (obstruksionist), që qëllimshëm bllokon proceset.
Kryesuesi Keith Self, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë dëshmi Max Primorac, Luke Coffey dhe Edward P. Joseph, ndër të tjera i ka pyetur nëse Albin Kurti cilësohet si obstruksionist sipas diplomatëve amerikanë.
Përgjigja e dy pjesëmarrësve në diskutim ishte “po”, ndërsa e njërit prej tyre “më shumë po se jo”.
Ndërkohë gjatë këtij komiteti Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor, për ta stabilizuar rajonin, duke vlerësuar se Rusia, përmes Serbisë, është faktori kryesor për destabilizim.
Komente










