Ndryshe nga seancat e Kuvendit ku demokratët vijojnë të marrin pjesë, demokratët vijojnë të mbajnë raporte të kushtëzuara me komisionet parlamentare për shkak të çështjes “Tahiri”. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh në komisio9n se qëndrimi i opozitës është për të sensibilizuar opinionin publik që të reagojë për bashkëpunimin e qeverisë me krimin.
Gjithashtu Spaho ka deklaruar se PD nuk do të bashkohet me përpjekjet e mazhorancës, sipas tij për të paraqitur realitetin si normal. “Vijojmë qëndrimin tonë politik. Nuk pjesë e sjelljes së maxhorancës për të paraqitur situatën normale. Sa kohë Tahirit nuk i hiqet imuniteti, situata nuk është normale. Është bashkuar krimi me qeverisjen. Thirrja jonë është për të reaguar ndaj kësaj sjelljeje të rrezikshme. Qëndrimet tona për buxhetin do t’ua bëjmë të ditura që të influencojmë sado pak”, u shpreh Spaho, ndërsa deputetët demokratë kanë lënë mbledhjen.
Bojkoti i PD solli reagimin e kreut të komisionit Erion Braçe i cili u shpreh se Prokuroria është e lirë të hetojë Tahirin për çdo akuzë. “Propaganda duhet të mbetet jashtë këtij komisioni. Tahiri është pa imunitet dhe prokuroria ka çdo fuqi për hetim të thelluar”, tha thënë Braçe.
Edhe pse demokratët kanë braktisur mbledhjen e komisionit, një gjë të tillë nuk e kanë bërë deputetët e LSI. Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu kanë ndjekur diskutimet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









