/ATSH-Z.Tosku/- Në seancën dëgjimore në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, grupet e interesit shprehen sugjerimet e tyre për projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin nr. 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë".
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, Vilson Kuri, shprehu sugjerimet e tij në lidhje me projektligjin, duke e vënë theksin tek 47 tekset shkollore. Kuri sugjeroi që të mos unifikoheshin tekstet shkollore, por të kishte një numër të kufizuar tekstesh.
Sipas tij, është mirë që të unifikohet teksti i abetares dhe matematika deri në klasën e tretë, ndërkohë që në klasën e gjashtë të ketë tekste alternative. Duke iu referuar nxënësve me aftësi të kufizuar, Kuri tha se duhet të specifikohet diploma e tyre, pasi edhe në vendet e tjera funksionon ndryshe, duke shoqëruar diplomën me një certifikate tjetër.
Ai iu referua edhe nenit 53, sipas së cilit, medaljet e arta për nxënësit duhet te jepen nga Presidenti i Republikës.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i Qëndrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijeve, Altin Hazizaj, tha se "në ligjin aktual mungon identiteti gjinor, ndaj ne duam që të hyjë ky element i ri pasi realiteti I sotëm po shoqërohet me problematika të tilla".
Duke iu referuar çështjes së dhunës nëpër shkolla, Hazizaj tha se sipas një studimi të kryer thuajse 50 % e fëmijëve në shkolla kanë marrëdhenie të dhunshme midis njëri-tjetrit, midis nxënësve dhe mësuesve, pra, duhet të ngrihet një komision disipline, qe te zgjidhe problematika të tilla. Duke u ndalur tek neni 13, ai i kompetencave, ai theksoi se duhet që të futet elementi kritik, pra të menduarit kritik nëpër shkolla.
Ndërkohë, Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini, tha se "me ligjin e ri kemi reflektuar sugjerimet e grupeve te interesit dhe emërimi i mësuesve do të bëhet me konkurs të hapur. Sakaq, kriteret e largimit të mësuesve nuk kanë ndryshuar".
Po ne te njejten kohe, kur zhvillohej seanca degjimore ne komisionin e Medias, studente e pedagoge te Universiteteve Publike zhvilluan protesten para ambjenteve te Kuvendit, kunder reformes se Arsimit te Larte.
/Shqiptarja.com