TIRANË- Sali Berisha e gjeti sërish alibinë për disfatën e thellë në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashku, ku PD zbriti nën kuotën 20%. Edhe përse kësaj radhe u fsheh pas kandidatëve të pavarur, Berisha i quajti sërish zgjedhjet farsë, ndërsa i “përgëzoi” ata për “betejën” duke thënë se bënë të pamundurën por nuk kishte zgjedhje.

“Kjo ishte një farsë. I falënderoj përzemërsisht kandidatë pavarësisht për guximin që treguan dhe konstatuan se Shqipëria ka farsë elektorale. Edhe botërisht po njihet një autokraci elektorale. Ata bënë të pamundurën, ata qytetarë intelektualë, profesion të ndryshme, biznesmenë të pavarur, konstatuan se këtu zgjedhje nuk ka, por ka farsë”, tha Berisha.

Komentet Sali Berisha i bëri pas mbledhjes së grupit të PD që zgjati 4 orë dhe ku është diskutuar mbi aksionin që do të ndjekin deputetët demokratë, të cilët akuzojnë PS se nuk lejon që të diskutojnë në Kuvend. Vetë Berisha ishte i paqartë lidhur me vendimmarrjen e PD për bojkotin, pasi sot nuk iu bashkuan komisioneve ku u diskutua pr.buxheti 2026, duke e lënë ‘skenarin’ surprizë për ditën e nesërme.

Pyetje: Bojkoti ishte vetëm për sot, do ketë deputetë nesër në komisione.

Sali Berisha: Ndonjë surprizë. Ju shkoni nesër në komisione dhe shifni. Edhe pasnesër.

Pyetje: A pati vendim, do shkoni apo jo në Komisione?

Sali Berisha: Vendimi është i prerë, do të bëhet çdo përpjekjet e domosdoshme për rikthimin e parlamentit dhe funksionimin e tij, mbi baza të Kushtetutës dhe ligjeve.

Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se deputetët demokratë janë shprehur kundër një skenari bojkoti dhe zërat më të ashpër kanë qenë Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaos.

Ndërkohë, Grupi i PD ka mbështetur propozimin e Berishës për të ngritur një platformë para Kryeministrisë ku zyrtarë të PD, por edhe qytetarë do të mbajnë fjalime. Paltforma pritet të vendoset këto ditë dhe sipas Berishës kanë vetëm një qëllim, largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, e marrë e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë.

“Platforma para kryeministrisë ka dy qëllime. Së pari kërkesën ultimative për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ka njerëz që mendojnë se duhet bërë tek Ministria e Energjetikës. Është ajo ndërtesë që ka dhe kryeministrin dhe zv/kryeministrin. Në ndërtesën e kryeministrisë ka një sektor, një zyrë, por jo vetëm zyrë se ajo ka dhe staf aty që është e instaluar. Pra ne vendosim aty platformën për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, dyshes më famëzezë në korrupsion në historinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

Në nisje të mbledhjes Sajmir Korreshi tha se futja e opozitës në garë me emrat e pavarur nuk ishte dorëzim, ndërsa kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi nuk komentoi rezultatin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
Disfata në zgjedhjet vendore të 5 bashkive, Berisha justifikon humbjen: Ne nuk ishim pjesë! Ishte një farsë elektorale

Sali Berisha pas mbledhjes së grupit komentoi edhe disfatën elektorale në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki. Pasi u fsheh pas kandidatëve të pavarur, Berisha i cilësoi zgjedhje farsë dhe se sipas tij ata bënë të pamundurën.

“Kjo ishte një farsë. I falënderoj përzemërsisht kandidatë pavarësisht për guximin që treguan dhe konstatuan se Shqipëria ka farsë elektorale. Edhe botërisht po njihet një autokraci elektorale. Ata bënë të pamundurën, ata qytetarë intelektualë, profesion të ndryshme, biznesmenë të pavarur, konstatuan se këtu zgjedhje nuk ka, por ka farsë.

Ne mbështetem dhe u regjistruam për shkak të tyre se nuk përfitonin komisioner. Ishin ca veprime që testuan se kjo qeveri zgjedhje nuk bën. Farsa duhet luftuar, nuk ka zgjedhje”, tha Berisha

Ora 13:36
Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre, Taulanti është njeriu më i keqpërdorur

 

Në mbledhjen e grupit Sali Berisha komentoi mbylljen e seancave plenare pa diskutime, duke akuzuar Taulant Ballën se e merr urdhrin nga Rama. Berisha tha se nuk do bëhen vegla të tyre, ndërsa Ballën e quajti si njeriun më të keqpërdorur.

“Ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre, ne lëmë çdo gjë, shkojmë në kuvend, ju shkoni çdo ditë në komisione dhe aty mbyll dyqanin ai, merr mesazhin nga Rama, e mbyll ai. Nuk është e taulantit ajo, Taulanti vetëm përcjell, është njeriu më i keqpërdorur në Shqipëri. Është Rama ai që i bën të gjitha këto”, tha Berisha.

Ora 13:11
Bojkoti i opozitës, deputeti Korreshi: Unë propozoj të ngujohemi në zyrën e Niko Peleshit derisa të respektohet Kuvendi

 

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka propozuar që deputetët e opozitës të ngujohen në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, derisa ky i fundit të respektonte parlamentin dhe t’i jepte deputetëve të drejtën e fjalës.

“Unë e kam thënë mendimin shumë mbledhje më parë, që prej seancës  së parë të palemantetit që shoku Peleshi nuk na lejoji të mbanim fjalën e parë, ne duhet të kishim të shkuar të zyra e tij dhe të ngujoheshim në parlament derisa të na jepej e drejta e fjalës. Për mua ka disa teori, por në gjykimin tim unë kam qenë që ne të shkonim tek zoti Peleshi dhe të respektonte Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo nuk ka lidhje me disfatën e opozitës. Ne kemi lozur me një portë. Kjo ishte lojë me një portë”, tha Korreshi.

Ora 13:09
Mbledhja e grupit të PD, ja kush janë deputetët që mungojnë

1762775700_saliberisha.jpg

Pesë deputetë mungojnë në mbledhjen e grupit të PD, mes tyre edhe Bujar Leskaj, i cili është tërhequr si drejtues qarku në Vlorë. 

Po ashtu, mungojnë edhe Edi Paloka, Luan Baci, Gent Strazimiri dhe Artan Luku. 

Deputetët që mungojnë në mbledhje
Bujar Leskaj
Edi Paloka
Luan Baci
Gent Strazimiri
Artan Luku
Ora 12:34
Deputetë demokratë shkojnë në selinë e PD për mbledhjen e thirrur nga Bardhi, Kaso: Kush tha që ka bojkot?

 

Deputetët demokratë kanë folur për gazetarët teksa shkuan në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi. Ivi Kaso kur u pyet për mundësinë e një bojkoti të të gjitha komisioneve parlamentare, siç bënë edhe sot. Ai tha se për momentin nuk ka asnjë bojkot.

“ Ku e keni dëgjuar bojkot ose komisione parlamentare? Për momentin nuk ka asnjë biojkot, por përgatitje për mbledhje të rëndësishme të grupit parlamentar. “, tha Kaso.

Bledion Nallbati iu shmang pyetjes teksa tha: “Bëhuni pak të duruar. Me qetësi” .

As Luçiano Boçi e Jozefina Topalli nuk folën për gazetarët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 10/11/2025 12:39

    Mos i llogaritni fare sherrgjijte e grupit qe ka ne krye koken e korrupsionit galopant "personin non grada" per SHBA e Anglin Sali Berisha.Grup dhunues e jo konstruktiv,te paafte per te diskutuar hapur cdo problem.Konstruktiviteti iketij grupi bazohet ne rrena,mashtrime,trillime,kanosje.Thjesht gruo egersirash ne parlament.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?