Miratohet te 'Ligjet' marrëveshja e re për Rinasin, investim mbi 99 milionë euro dhe rritje e sigurisë

Në Aeroportin e Rinasit me kalimin nga kinezët te kompania 'Kastrati Group' parashikohet që të bëhet një investim prej 99 milionë eurosh, investime që do të shtojnë shërbimet dhe rrisin sigurinë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë diskutimit kontratës së kalimit të aksioneve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve tha se një tjetër element shumë i rëndësishëm i arritur në këtë kontratë është vendosja me nene përkatëse e penaliteteve në vlerë monetare e deri në heqje të së drejtës së koncesionit ndaj shoqërisë, nëse nuk realizon angazhimet e marra në kontratë.

“Investimi në infrastrukturën e aeroportit parashikohet me fonde 100% të shoqërisë koncesionare, investim, i cili arrin mbi 99 milionë euro. Përcaktohet ulja e vlerës ekonomike të biletës për qytetarët që do të fluturojnë nga dhe drejt këtij aeroporti, duke reduktuar tarifat me 20% (per te rriturit) dhe 40% për fëmijët. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës do të operojë avionë të kategorisë 4E, një kategori më e lartë se ajo aktuale 4D, duke bërë të mundur për herë të parë lidhjen e drejtpërdrejtë me shtete, të cilat janë konsideruar strategjike për zhvillimin e ekonomisë së vendit", tha Balluku.

Ndërkohë që ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj vlerësoi marrëveshjen e arritur, teksa siguroi se  problematikat e nxjerra në raportin e BDO-së janë adresuar.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë