
Më 17 tetor, udhëheqësit e BE-së përmes një videokonference ku diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, identifikuan fusha të rëndësishme dhe urgjente të punës duke përfshirë ndihmën humanitare, angazhimin me partnerët, çështjet e sigurisë së brendshme dhe migrimin. Ata aktivizuan sot mekanizmin për reagimin ndaj krizave për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
Në këtë kuadër, Presidenca spanjolle ka vijuar sot në mënyrë të plotë aktivizimin e marrëveshjeve të Integruara të Përgjigjes së Krizave Politike (IPCR). Funksioni i monitorimit të IPCR-së ishte aktivizuar tashmë më 16 tetor, raporton consilium.europa.
IPCR është mekanizmi për reagimin ndaj krizave që mbështet vendimmarrjen e shpejtë dhe të koordinuar në nivel politik të BE-së për krizat e mëdha dhe komplekse, duke bashkuar shtetet anëtare, institucionet e BE-së dhe partnerë të tjerë kyç, duke përfshirë aktorë të jashtëm përkatës si OKB-ja dhe vendet e treta.
Aktivizimi i IPCR do të mbështesë monitorimin dhe koordinimin e vazhdueshëm të situatës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli: Raketa nga Libani dhe Gaza! Ministri izraelit u premton trupave pushtimin tokësor: Së shpejti do ta shihni Rripin e Gazës nga brenda! Rishi Sunak në Tel Aviv










